Pinknews
Dua Lipa e ftuar tek Jimmy Fallon: Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të punoja me artistë të mëdhenj
Dua Lipa e ftuar ne emisionin “The tonight show” flet rreth të rejave më të fundit.
Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare më suksesshme në botë e cila gëzon miliona fansa anë e mbanë botës.
Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “The tonight show” të Jimmy Fallon, ku ka inkurajuar fansat e saj amerikanë zgjedhjet presidenciale.
“Për të qenë e sinqertë, të gjithë e dimë ndikimin që kanë këto zgjidhje në çështjen e emigrantëve, pandemisë dhe shumë tema delikate me ndikim global. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se të gjithë duam të shohim ndryshime, barazi dhe besoj se të votosh është diçka shumë e rëndësishme. Të rinjtë duhet të votojnë dhe të sigurohen se zëri i tyre duhet të dëgjohet”
Po ashtu, ajo foli edhe për këngën e re “Fever” që del me videoklip të premten dhe është në bashkëpunim me artisten belge Angel.
“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të punoja me artistë të mëdhenjë dhe për të qenë e sinqertë nuk do kishte ndodhur po të mos ishte për izolimin nga pandemia. Ishte shumë bukur dhe u kënaqa shumë. “
Jimmy e pyeti këngëtaren rreth koncertit i cili do të titullohet “Studio 2054”dhe ajo deklaroi se:
“Jam shumë e emocionuar se nuk pata mundësinë të zhvilloja turin e planifikuar këtë vit. Dhe është paksa e veçantë, si një opsion për këto kohë. Më duket më shumë si një emision televiziv i imi”
Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “Neë Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”. /ora news/