Kronike
U dyshua se ishte vdekje natyrale, zbardhet krimi i rëndë në Shkodër
Një trup i pajete u gjet në Shkodër ditën e djeshme në një kanal. Fillimisht u mendua se është vdekje natyrale por nga këqyrja e kufomës rezultoi se shtetasi Musa Bajraktari është vrare nga fqinji i tij i cili e goditur me sëpatë. Autori i dyshuar Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës. Shkaku i vrasjes mendohet te jete për motive të dobëta. Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Policia zbuloi trupin e viktimës në kanalin e fshatit Boks, rreth orës 14:25. Viktima ishte banues në fshatin Kullaj. “Blutë” po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.”, thuhet në njoftimin e policisë dje. Në përditësim…