Connect with us

Politike

U arrestua pas sherrit për pronën, lirohet ish deputeti i PS-së, ja çfarë thotë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku është pritur me përqafime pasi Gjykata e Durrësit i caktoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg për sherrin për pronën në Kepin e Rodonit.

Pas lirimit në sallën e gjyqit, ai tha se ishte në vendin e punës kur u sulmua duke akuzuar banorët e zonës për konfliktin. “Ishim në vendin e punës, konform të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi. U konfliktuan ata që erdhën. Ne ishim në vendin e punës. Çfarë të them më tepër”, tha ai.

"Ne ishim në vendin e punës"/ Mark Frroku pritet me

Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka liruar 8 të arrestuarit që u përfshinë në konfliktin për pronësinë e tokës në Kepin e Rodonit dhe vendosi detyrim paraqitje ndaj tyre, mes të cilëve edhe ish-deputeti Mark Frroku. Për Besnik Tomën, që akuzohet se është personi që qëlloi me armë ditën e ngjarjes, është lënë arrest në burg në mungesë. Besnik Toma vijon të jetë i shpallur në kërkim.

Përplasja për tokën te Kepi i Rodonit kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën, për shkak të pretendimeve që banorë të zonës dhe përfaqësues të kishës në zonën e Kepit të Rodonit kanë lidhur me një truall.

Advertisement