Pinknews
Është zyrtare: Dyshja Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj janë fytyra e festivalit të dhjetorit
Pas spekulime të ndryshme rreth festivalit të fundvitit duket se dy emrat që do të drejtojnë mbrëmjen do të jenë Blendi Salaj dhe Jonida Vokshi.
Vendimin final, Vokshi ka zgjedhur ta ndajë në llogarinë e saj duke konfirmur lajmin se do të jetë prezantuesja e këtij viti në festivalin e ‘Rtsh-së’.
Përveç kësaj mësohet se Salaj do të jetë edhe skenarist i festivalit që do të bëjë bashkë artistët e ndryshëm të Shqipërisë për të zgjedhur këngën më të mirë, e cila do të na përfaqësojë në Eurovision 2021.
Ende pa nisur, festivali ka pasur ndryshime të shumta, që nga largimi i Adi Hilës, e deri tek emrat e përfolur për ta drejtuar, detaje këto që i kemi ndarë më herët./revistawho.com