Connect with us

Politike

Kontrollet e Gardës në hyrje të Kuvendit, Paloka-deputetes së PS: Jeni gati të hiqni edhe brekët

Tensionet kanë nisur herët në Kuvend, 1 orë para nisjes zyrtarisht të seancës maratonë për buxhetin 2024. Prani shtuar e punonjësve të Gardës vihet re në Kuvend, të cilët kanë rrethuar Foltoren dhe nuk kanë lejuar Sali Berishën dhe Gazment Bardhin që ta zaptojnë. Kjo ka krijuar edhe një moment tensioni, ku Bardhi dhe Ramadan Lika kanë shtyrë punonjësit e Gardës. Rithemelimi dhe socialistët kanë mbërritur herët në Kuvend. Garda ka ushtruar kontrolle ndaj deputetëve të Berishës, pasi seancat e kaluara ata kanë futur në Kuvend lëndë piroteknike. Në Kuvend ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Por, përballë këtyre paralajmërimeve të Rithemelimit, socialistët nuk po qëndrojnë duarkryq. Burime nga selia rozë thonë se vendimi do të merret në varësi të aksionit të opozitës, por skenarët janë tre: buxheti të kalojë në parim pa diskutime. Në rast se pamundësohet votimi, gjasat janë që seanca të ndërpritet dhe deputetët e maxhorancës të rikthehen të martën për votimin në parim. Nuk përjashtohet as mundësia e një seance online, me deputetë të grumbulluar në kryesinë e Kuvendit, larg sallës së seancave plenare ku opozitarët e Rithemelimit do të vënë në jetë planin e tyre.

Lajm ne perditesim…

Deputetët e Rithemelimit përplasen me punonjësit e Gardës, Bardhi shtyn njërin prej gardistëve

Deputetët demokratë janë përplasur me punonjësit e gardës që në hyrje të sallës së Kuvendit,. Siç shihet edhe nga pamjet, pasi Berisha ka kërkuar që të hyjnë deputetët e tjerë ka pasur një përplasje të mes Gazment Bardhit dhe Lefter Gështenjës me punonjësit e gardës

Seanca maratonë për buxhetin 2024, Rama mbërrin në Kuvend

Pas disa mungesash në Kuvend, sot kryeministri Edi Rama ka mbërritur në organin legjislativ për të marrë pjesë në seancën maratonë që do të mbahet për buxhetin e vitit 2024. Hera e fundit që Rama mori pjesë në Kuvend ishte 12 tetori i këtij viti në interpelencën e kërkuar nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i cili kërkoi që kreu i ekzekutivit të mbante nëj qëndrim lidhur me sulmin e grupit serb në Banjskë.

Kontrollet e Gardës në hyrje të Kuvendit, Paloka-deputetes së PS: Jeni gati të hiqni edhe brekët

1700470104_paloka.jpg

Nuk kanë munguar as fyerjet e deputetëve të Rithemelimit ndaj kolegëve socialistë në momentin kur kanë hyrë në Kuvend dhe janë kontrolluar nga Garda.

Gjatë momentit që Garda po kontrollon një prej deputeteve të PS, deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka e ka ironizuar ligjvënësen duke thënë: “Këta janë gati me heq edhe brekët”.

Paloka: Kontrolloje këtë (deputeten socialiste). Këta janë gati me heq edhe brekët

Paloka: Po je deputete moj, si thua po?

Asllan Dogjani: Neve na kontrollojnë këta, na heqin xhaketat e rripat e pantallonave.

Advertisement