Politike
BKH në zyrën e Metës? Partia e Lirisë zbardh të vërtetën
Pas një publikimi në media se BKH ka zbarkuar në zyrën e kreut të PL për kontroll të imtësishëm, ka reaguar menjëherë Partia e Lirisë.
Sipas tyre lajmi është i rremë pasi në ambjentet e PL nuk ka patur asnjë oficer të BKH.
Postimi i plotë:
Përshëndetje! Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së.