Connect with us

Politike

Rebelohet Bogdani: Qytetarët janë lodhur me PD-në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani ka qenë i ftuar në ‘Panorama TV’ ku ndër të tjera foli edhe për situatën në të cilën ndodhet opozita dhe mënyrën se si ajo mund të dalë nga kjo tymnajë.

Bogdani: Kam qenë i barazlarguar nga kjo sherrnajë e brendshme, sepse sherri nuk bën mirë askujt, por thjeshtë ka lodhur qytetarët demokratë. Sherri nuk të çon askund.

Angazhimi politik është i përditshëm me demokratët e thjeshtë dhe bazën e Partisë Demokratike. Një opozitë e dobët në një vend si Shqipëria, tregon që është një vend që po shkon keq. Edhe në një vend me demokratik, pa opozitë, kryeministri do gabonte.

Kjo gjendja e PD, nuk ndihmon vendin.

Sa i përket Kuvendit dhe a do shkojë Bardhi, këto janë cic-mice. Problemi është se a do zgjidhen problemet e mëdha dhe kjo tymnajë e opozitës.

Një vullnet i fortë politik e heq tymnajën në opozitë. E para është bashkimi, për numra dhe frymëzim. E dyta është reformimi. Mënyra e të berit punë. Të jesh përditë me demokratët dhe qytetarët. Jo vetëm kur ka fushata elektorale.

Dhe së fundmi, rifreskim. Duhet t’i hapet rruga njerëzve  të rinj që frymëzojnë qytetarët.

Me një ekip që ka humbur 7 herë, nëse nuk e ndryshon, rezultati po i njëjtë do të jetë, ndaj thash duhet vullnet i fortë politik.

Duhet vënë interesi kombëtar, mbi interesat personale dhe partiake.

Advertisement