Connect with us

Aktualitet

Po zgjeronte pa leje lokalin në qendër të Laçit, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar për ndërtime pa leje në qytetin e Laçit. E. Ç po kryente punime pa leje për të zgjeruar lokalin e tij në sheshin qendror të Laçit në momentin e arrestimit. Materialet e ndërtimit që shërbenin për zgjerimin e biznesit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, materialet e ndërtimit që do t’i shërbenin zgjerimit të biznesit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Aktualitet

Fahri Balliu: Epitafi im? Këtu prehet ai që nuk tradhëtoi Sali Berishën

Për dikë mund të duket një parodi apo një skeç.

Por në fakt është e vërtetë.

Fahri Balliu, në një rrëfim te Arja Çani, tha se duhet ta kujtojnë kur të vdesë, si njeriu që nuk e tradhëtoi kurrë Sali Berishën.

 

Continue Reading

Aktualitet

Një tjetër shef policie pyetet në SPAK: Ardriti më kërkoi të përgjonim Ibrahim Licin

Një grup personash të udhëhequr nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, në muajin Gusht 2020 vihen në lëvizje për të vrarë Ibrahim Licin, pasi pretendonin se kishin siguruar një numër telefonik dhe përmes tij, Ibrahimin do e kishin më të lehtë për ta lokalizuar.

Grupi i përbërë nga Bajri, Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Edmond Preka, Denis Brajoviq, Prek Kodra, Leksi i Druve dhe shefi i hetimit të Krimeve të Rënda në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, hyjnë në veprim sapo Astmer Bilali, pretedoi se kishte gjetur numrin telefonik 0693128769.

Por në fakt ky numër nuk ishte i Ibrahimit, por i djalit të xhaxhait të tij, Ramzanit.

Vënia në përgjim e Ibrahim Licit është bërë nga shefi i seksionit të vrasjeve në Shkodër, Luan Hasneziri, i cili në muajin Prill 2024 është pyetur në SPAK dhe ka treguar se numrin e kishte marë nga Ardriti, dhe venien në përgjim parandalues e kishin kryer pasi sipas tij Ibrahim Lici ishte i dyshuar për vrasjen e Gjin Boriçit.

Dukshëm policia po kryente hetime në drejtim të kundërt dhe të pashpresa për të zbardhur ngjarjen e vrasjes së Ibrahim Licit, pasi personat që flisnin me policinë dhe fusnin atë në qorsokak ishin vetë ata autorë të vrasjes së Gjin Boriçit.

Astmer Bilali, e kishte të sigurtë se ky numër përdorej nga Ibrahim Lici dhe për këtë arsye Pëllumb Gjoka,ka aktivizuar lidhjen e tij të fuqishme brenda policisë së Shkodrës, nën/drejtorin Ardrit Hasanbegaj duke i dhënë numrin e dërguar nga Astmeri, me qëllim vënien në përgjim parandalues.

Në datën 8 Gusht 2020, Astmer Bilali i shkruan Behar Bajrit në “SKY” duke i thënë se: “…Ibrahimin e kanë parë në jug këto ditë, tek hoteli i një shokut të Bardhokut.Po ma tregojnë hotelin, ku e kanë parë dhe me kë e kanë parë.

Ja kishin tregu këtij shokut, por ja kishin haruar emrin…”.

Më tej në orën 14:54 të kësaj dite Denis Brajoviç alias Vaso pyet Edmond Prekën: “…Dori ka “Porsh” të Zi si Ylli, me xhama të zinj me targa italiane. Pyet një herë që ta marimm vesh, që të bëhena gati…”.

Ndërkohë në orën 20:46 Astmer Bilali i dërgon Behar Brajoviq numërin e telefonit 0693128769 dhe i shkruan numri tjetër i Ibrahimit.

Nga ana tjetër Behari e pyet nëse e din mirë dhe Astmeri i thotë që e di mirë, për numrin.

Në orën 21:20 Behar Brajoviç, i dërgon Pëllumb Gjokës numërin e telefonit të mësipërm dhe i shkruan …numri i Brahimit…
Pëllumbi i shkruan Beharit që po ja jepte atij, duke nënkuptuar Ardrit Hasanbegaj.

Nga ana tjetër Behari i shkruan që më datën 7 Mars është hapur ky numër.

Në orën 21:40 Astmeri i shkruan Beharit që hoteli ku qëndron Ibrahimi quhet “Klajdi” dhe Behari e pyet se në çfarë qyteti bëhet fjalë dhe Astmeri i përgjigjet që nuk e dinte këtë pjesë, por besonte se bëhej fjalë për në Sarandë.

Në orën 23:21 Pëllumb Gjoka komunikon me Ardit Hasanbegaj dhe i dërgon forëard mesazhin që i ka dërguar Behari, ku gjendet numëri i telefonit 0693128769 dhe i tregon që ky është numëri i “Ibrahimit”.

Arditi shprehet që, unë javën tjetër jam në punë dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj unë edhe jemi komod.

Nuk kam pse ti kërkoj nderë ktyre, e mbaj vetë, veç sa të kthehem. Ardriti shprehet që, ishalla të mbaj këtë ai motërq… edhe mbarojmë punë.

Ai tjetri që kemi çuar e ka ai i vogli, është konfirmuar, flet rrallë, shumë rrallë. (E ka fjalën për Muhamet Licin).

Por në fakt numri që Pëllumb Gjoka i jep Ardridit për ta përgjuar, nuk është i Ibrahim Licit, por djalit të xhaxhait të tij, Ramazan Licit, i cili rezulton të jetë djali i Fatbardh Licit të vrarë disa vite më parë në Shkodër.

Ky verifikim është bërë nga SPAK përmes kompanisë “Vodafone”.

Veprimet e punonjësit të policisë Ardrit Hasanbegaj, në shërbim të grupit kriminal të Behar Brajoviq dhe qellimeve të tija, ka mundësuar vendosjen në përgjim të numrit të dhënë nga Pellumb Gjoka.

Sipas SPAK, kjo provohet edhe nga përgjigja e Policisë së Shtetit, ku evidentohet që numri i shkëmbyer midis Pellumbit dhe Ardritit, 0693128769, është vënë në përgjim parandalues me sugjerim të Luan Hamzallarit, shef i seksionit të vrasjeve në DVP Shkodër më datë 2 shtator 2020.

Po ashtu edhe nga deklarimi i Luan Hamzallarit, i cili është pyetur në 20 prill 2024, Hamzallari i pyetur lidhur me veprimet e tij në kuadër të parandalimit të ngjarjeve kriminale në DVP Shkodër të Ibrahim Licit, është pyetur nëse i është dhënë ndonjëherë nga Ardrit Hasanbegaj apo eprorët e tij, numra telefonik me qëllim që ti vinte në përgjim parandalues.
Luan Hamzallari ka deklaruar:
“….Kujtoj që ka ndodhur një herë me Ardritin.

Ardrit më ka dhënë një herë një numër telefonik të Ibrahim Licit të cilin e kishte shënuar në letër dhe më ka thënë ky është numra Ibrahim Licit.

Unë kam marrë këtë numër, kam plotësuar një informacion model SK2 dhe kam përpiluar kërkesën për përgjim apo shtesë në përgjim parandalues.

Numrin telefonik dhe periudhën nuk e kujtoj, por di që ka ndodhur një herë kjo gjë.

Ditën që ma ka dhënë numrin, kam bërë edhe informacionin për përgjim parandalues.

Por di të them me bindje se ka qenë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoji), ku Ibrahim Lici ishte autor i dyshuar….”.

Sipas SPAK deklarimi i Luan Hamzallarit përputhet edhe me të dhënat e përftuara nga aktet e marra, pasi siç rezulton, për numrin e mësipërm është përpiluar SK2 nga Luan Hamzallari dhe po këtë ditë është dërguar informacion për vënien në përgjim.

Continue Reading

Aktualitet

Sekretari për sigurinë në PL: Në Shqipëri korrupsioni është i frikshëm

Përmes një deklarate për mediat, Sekretari për Sigurinë në Partinë e Lirisë, Faik Basha, shprehet se korrupsioni në Shqipëri është i frikshëm.

Sipas Bashës, nëse askush nuk e lufton mafian shqiptare në shqiperi, kjo do të bëhet e gjithëpushtetshme dhe nje rrezik per te gjithe Europen.

Deklarata e Sekretarit per Sigurinë në Partinë e Lirisë, Faik Basha: Prej 2015 Mediat ndërkombëtare ngritën shqetësimin se në ballkanin perëndimor në vendin e quartur Shqipëri, po ndertohet një Narko Shtet, Sot Mafia e ngritur në Shqipëri po kërcënon të gjithë europën dhe është bërë tepër e rrezikshme, deri në Amerikën Latine.

Njeriu që udhëheq luftën e Italisë Kunder Krimit të Organizuar, Prokurori i antimafias Nicola Gratter, kur fliste për mafian Shqiptare në vitin 2021 ai tha: “Në shqipëri korrupsioni është i frikshëm ku 1/3 e Shqipërisë është e mbjellë me marjuanë. Nëse askush nuk e lufton mafian shqiptare në shqiperi, kjo do të bëhet e gjithëpushtetshme dhe një rrezik për të gjithë Europën. Raporti i DASH- Forca e këtij regjimi korruptiv, u rrit nga korrupsioni galopant i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Sot e gjithë bota është e shqetesuar për rrezikun që vjen nga Narko-Shteti i Drejtuar nga Edi Rama.

Mediat më prestigjoze në botë, po shkruajnë për Narko Shtetin Shqiptar.

-Ëolld tek buk-CI

-The idependent

-Faineshell Taim

-Revista Vais ne SHBA

-Thestik peiper

-BILD, tabloidi gjerman që është gazeta me tirazhin më të madh në Evropë, Ekspozoi lidhjet midis kryeministrit socialist të Shqipërisë Edi Rama dhe sindikatave transnacionale të krimit të organizuar.. BILD më pas shkoi më tej me një segment të titulluar “Shqipëria, narkoshteti në pragun tonë”, i cili, bazuar në informacionet e zyrtarëve perëndimorë, e përshkruan Shqipërinë si “sistemi nervor i mafies së kokainës në Evropë”.

Mafiozët shqiptarë lulëzojnë në Gjermani, Itali,Hollande, Belgjike, France ederi ne Amerike për shkak të lidhjeve politike, Problemi, vëren BILD, është se “narko-mafia ka lidhje në politikën shqiptare deri në nivelet më të larta” E thënë më pak fjalë: “Hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kryeministrit Edi Rama. Vëllai i tij, Olsi Rama, është nën hetim në lidhje me një rrjet të madh të trafikut të kokainës që vepronte në qytetin gjerman të Hanoverit”. -Xhan Shingler- Ëashington egzaminer faqe e se ciles u bllokua ne shqiperi pasi publikoi fakte te kapjes se shtetit nga mafia ku Rama e ka kthyer Shqipërinë në mbretërinë evropiane të drogës, një narko-shtet i plotë shkruan Shigler. Dhe e fundit Sigfrido Ranuci ne RAI-3 me dy episode tronditesi ku tregohet qarte se koka e Krimit te organizuar  ne Shqiperi eshte Edi Rama i cili e ka kthyer Kryeministrine ne Seline Qendrore te Mafias ku prej aty drejton dhe kontrollon gjithcka. Gjithashtu po dje u kercenua  nga kartelet Meksikane te droges gazetari Sigfrido Ranuci. Përfaqësues të karteleve shqiptare të lidhura me ato meksikane kanë telefonuar avokatin Alesandro Tinelli. Kërcënuesit i kanë përcjellë avokatit Tinelli, kërcënimet për gazetarin, Zigfrido Ranuçi Shqipëria narko-shtet. Kryeministri I Vendit eshte drejtues kryesor I organizatave kriminale ne vend.

Deputet dhe ministra te perfshire ne ngjarje kriminale dhe struktura drejtuese te krimit te organizuar. Gjygjtar e prokuror te lidhur ngusht me krimin dhe ne sherbim te saje.  Ushtria e mbjell ne reparte me hashash Nre 2014 paisjet e radareve fiken per tju ardhur ne dihme grupeve te trafikimit te lendeve narkotike per ti transportuar drejt Italise Te gjitha keto te faktuara, tregojne qarte se Edi Ranma e ktheu shqiperine ne nje Narko-Shtet. Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, dikur i etiketuar si TIGRI i qeverisë e tashmë një i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, për aferën e incenetorëve, ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai flet për takime të Ramës me bossë të mafias në zyrën e tij brenda godinës së qeverisë. “I takon bosët e mafias në zyrën e tij në selinë e kryeministrisë, e kam parë”, thotë Ahmetaj.

Që në Shqipëri qeveria është e kapur nga krimi, kjo dihet dhe faktet janë publikuar nga mediat në Shqipëri dhe ato nderkombetare rast pas rasti. Që në Shqipëri pastrohen para në kulla e grataciela, edhe ky është një fakt që dihet botërisht. Që zgjedhjet blihen edhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm. SPAK duhet urgjentisht të luftojë këtë organizatë mafioze që drejtohet nga Kryeministria dhe i ka degët deri në Amerikën Latine. SPAK duhet urgjentisht të hetojë dhe zbardhë nëse kryeministri pret në zyrë bossë të mafias, ҫfarë iu ka kërkuar dhe cfarë ka marrë në këmbim.

Continue Reading

Aktualitet

Zbardhet urdhri për policët e inkriminuar: Vetëdeklaroni kontaktet me krimin e organizuar

Pas vetëdeklarimit për përdorimin e aplikacionit SKY ECC, punonjësit e policisë së shtetit do të plotësojnë edhe një formular tjetër në lidhje me kontaktet me krimin e organizuar. Deri më 2 korrik, rreth 12 mijë efektivë të uniformave blu pritet të plotësojnë formularin mbi verifikimin e integritetit. Kush gënjen, hiqet nga puna.

Përfshirja gjithnjë e më shumë e punonjësve të policisë së shtetit në veprimtari kriminale apo bashkëpunimi i tyre me krimin e organizuar që po faktohet nga hetimet e SPAK, ka bërë që efektivët t’i nënshtrohen plotësimit të detyrueshëm të një formulari mbi verifikimin e integritetit.

Në urdhrin e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku ku theksohet se deri më 30 qershor të gjithë punonjësit e strukturave në nivel qendror, vendor apo atyre të veçanta duhet të kenë plotësuar formularin ndërsa më datë 2 korrik, duhet të jenë dorëzuar në aparatin qendror të uniformave blu.

Rreth 12 mijë efektivët e policisë, krahas pyetjeve nëse kanë qenë të dënuar, hetuar, ndaluar apo shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore shqiptare apo të huaja, duhet të përgjigjen edhe nëse kanë pasur kontakte të papërshtatshme, komunikime elektronike apo takime dhe nëse kanë shkëmbyer para e favore me persona të përfshirë në krim të organizuar.

Gjithashtu, në listën e 8 pyetjeve ata duhet të përgjigjen edhe nëse kanë shkelur rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe nëse kanë kryer aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit që administrojnë këto informacione.

Kush plotëson të dhëna të pasakta apo të pavërteta, pranon me vetëpërgjegjësi ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës me policinë e shtetit, thuhet në urdhrin për plotësimin e formularit mbi verifikimin e integritetit.

Kjo nismë vjen në një moment kur nga dosjet e SPAK dhe fraksionet e operacionit “Metamorfoza”, kanë dalë të implikuar efektivë të policisë së shtetit edhe në nivele të larta drejtuese.

Pak kohë më parë punonjësit e policisë plotësuan edhe formularin për përdorimin e aplikacioneve të enkriptuara SKY ECC dhe ENKRO CHAT, ku asnjë nuk pranoi se kishte qenë pjesë e rrjeteve të komunikimit sekrete që u zbërthyen nga autoritetet franceze belge dhe holandeze në bashkëpunim me Europol.

Pyetjet në formularin e vetëdeklarimit “Mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave në Policinë e Shtetit”:

1) A jeni dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore shqiptare ose të huaja ?

2) A keni kryer shkelje sigurie, a keni shkelur rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, a keni tentuar dhe keni arritur të kryeni aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar ?

3) A keni në hetim ose gjykim nga autoritetet shqiptare ose të huaja, për vepra penale ?

4) A keni qenë i ndaluar ose arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare ose të huaja, për vepra penale ?

5) A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale ?

6) A është lëshuar ndaj jush urdhër kërkimi kombëtar ose ndërkombëtar për vepra penale ?

7) A keni pasur kontakte të papërshtatshme, komunikime elektronike, ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi apo komunikimi të qëllimshëm, me persona të përfshirë në krim të organizuar?

8) A keni pranuar apo shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me persona të përfshirë në krim të organizuar ?

Efektivët në dosjet e SPAK dhe operacionin "Metamorfoza"/

formulari
Continue Reading

Aktualitet

Beni pendohet vetë

Nga Luçiano Boçi 

Arben Ahmetaj me shfaqet e tij të herëpashershme në ekrane mban pezull shumë frymë.

Disa i kap frika dhe disa entuziazmohen nga të vërtetat e tij.

Shumica kërkojnë që ai të bëhet “pentito-ja” klasik që shkatërron përfundimisht Mafian në pushtet ose më mirë të themi Narkoshtetin. Një lloj Tommaso Buscetta i cili me “hakmarrjen” zbërtheu strukturën e organizatës e tij e dërgoi në qeli një varg drejtuesish të Cosa Nostrës, si dhe zbardhi shumë ngjarje kriminale e personazhe të errët përfshirë vrasjen e Falcone-s e Borselilno-s.

Personazh karizmitik i dekadës së fundit, Ahmetaj ishte një “mjeshtër” i financave dhe i protagonizmave politikë

Socialist “par exellence”, ai ka meritë të padiskutueshme në mbajtjen e pushtetit nga PS me të gjitha format e mundshme.

Sepse Beni ishte qendra e shumë lojrave. I kudondodhur, sidomos afër Ramës, gjatë këtyre viteve ai ka qenë mbajtës i debateve politike të ditës dhe njëherazi i besuari i arkës së shtetit personal të Edi Ramës, por dhe negociatori i shkathët i shumë lidhjeve dhe fijeve midis pushtetit dhe botës së errët.

Beni i dikurshëm i Ramës di kaq shumë për Ramën sa Rama ndjehet “i qetë” që ai ka nxjerrë në shesh kaq pak.

10 vitet e marrëdhënies së tyre kanë qenë intensive dhe të imta, derisa midis tyre hyri SPAK.

Dhe Rama me nuhatjen e tij instiktive e kuptoi mirë se kurbani që i vendoste kapak pusetës së korrupsionit të tij, ishte bashkëpunëtori i ngushtë.

Rama ishte i sigurtë se Beni do ishte i gatshëm të bënte ca ditë burg për partinë e atë vetë.

Por kjo nuk përputhej me natyrën libertine të Ahmetajt, i cili nuk ngurroi të nxjerri thonjtë.

Pasi nuhati kurthin e artë të Ramës, Ahmetaj u arratis.

Ky ishte momenti i parë i pendesës së tij.

Mbrojtës kampion i Reformës në drejtësi, Beni ishte bërë pishman për panegjerizmin e thurur dhe besimin tek drejtësia.

Ai nuk besoi më tek ajo që kishte bërë e thënë, sepse më shumë se kushdo ai dinte dorën e zgjatur të Ramës tek SPAK.

Ky lloj pendimi i tij ka transmetuar mesazhe të forta për këtë lloj drejtësie. Arratia u duk se do pajtonte gjakrat, por Rama avancoi në goditje duke e prekur Ahmetajt tek pika e dobët, familja.

Veprimi i Ramës ishte tipik mafioz. Shantazho familjen që ta mbash viktimën në kontroll. Buschettës, Toto Riina i vrau dy djemtë.

Dhe normal kjo zemëroi Ahmetjan i cili realizoi dhe pendesën e dytë me dëshirën e tij: intervistën me Çim Pekën si vazhdim i asaj të Opinion, ku ai qartazi, ndonëse me gjuhë të rrumbullakosur e vuri fajin e aferës së inceneratorëve tek Veliaj e Rama.

Sinjalet e Ahmetajt, Rama i dekodoi keq e me shumë panik dhe tmerr “e trashi” gjuhën, mendimin dhe veprimjn ndaj tij.

Pas kësaj erdhi dhe pendimi i tretë i Ahmetajt.

Me gazetarët e RAI3 në një bisedë të lirë ai dha fakte tronditëse për Narkoshtetin dhe Ramën.

Rama qeras botën e krimit ndërkombëtar me favore, koordinon bandat, i përdor për vota, korrupton faktorin ndërkombëtar.

Tërbimi e destabiliteti mental i Ramës kaloi në zenith dhe shpërtheu në një lumë sharjesh e mallkimesh pa fund.

Pas kësaj të gjithë që e dinë raportin e dikurshëm të tyre, presin me padurim se çfarë do nxjerrë tjetër Ahmetaj që mund të jetë vdekjeprurëse për Ramën.

Po SPAK çfarë bën në të gjithë këtë histori?

A e konsideron dhe a e dëshiron Ahmetajn, megjithëse në arrati, si një pentito?!

SPAK nuk ka reaguar në asnjë rast të deklaratave të Ahmetjat dhe nuk ka bërë asnjë tentativë negocimi me të.

Thënë troç SPAK nuk do që Ahmetaj të dëshmojë, ose të pendohet, apo konsiderohet si i tillë.

SPAK nuk dëshiron të dëgjojë asgjë nga ato që i thotë Ahmetaj, përndryshe do kishte vepruar sipas asaj që duhet. Një gjë e tillë i rrezikon SPAK-ut “shefin e madh”.

Ahmetaj e di këtë dhe me stilin e tij po gërric pak pak pak SPAK-un dhe Ramën.

Mendja e hollë e tij e njeh mirë ankthin që i shkakton Ramës dhe po luan me të si macja me miun.

Ndonëse me SPAK në krah Rama s’ka më qetësi.

Një i penduar në kontrollin e SPAK për Ramën do ishte më pak i dëmshëm.

Një “i penduar” i lirë nga SPAK, si ç’është

Ahmetaj është rrezik permanent.

Prandaj ai nuk ka nevojë për SPAK.

Beni pendohet vetë (kur do).

Ai ka kaq shumë gjëra për të thënë sa Rama vetëm sa e mendon dhe shfazohet.

Perdet sapo janë hapur….

Continue Reading
Advertisement

TRENDING