Connect with us

Rajon

Makina pas aksidentit bie në kanal, humb jetën shqiptari

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Greqi. Mediat në shtetin fqinj thonë se dy personat, me origjinë shqiptare kanë qenë duke udhëtuar me një makinë, kur shoferi 33 vjeç humbi kontrollin e mjetit, u përplas me një shtyllë dhe më pas makina përfundoi në një kanal.

Të dy personat fillimisht u nxorën nga makina dhe u transportuan në spital, por pasagjeri 61-vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia greke po heton për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit fatal që i mori jetën një personi.

Advertisement