Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Rama “i tregon” të gjitha për Asociacionin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përsëri ka folur për situatën politike në Kosovë me theks të veçantë për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Rama ka folur për propozimin e tij për Asociacionin për të cilin tha se do të ishte më mirë ta kishin lexuar. Kryeministri Rama ka thënë se politikanë në Kosovë e kanë parë që do të ishte më mirë të mos e kishin përjashtuar propozimin për Asociacionin. “Nuk kam pasur iluzione për asnjë, nga këto aktorët publik që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar, të kthehesha pas do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia, kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linear, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm të mundin Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës.”

Advertisement