Connect with us

Kosova

Trump do kërcënonte Kosovën/ Flet ish i dërguari I BE-së

Ish-i dërguari i BE-së për Kosovën Wolfgang Petriç tha se bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron një pjesë veriore edhe jashtë, edhe brenda shtetit sovran të Kosovës, sepse kjo do të nënkuptonte vazhdimin e konfliktit.

Petriç tha se as SHBA-të dhe as evropianët nuk duan të krijojnë një entitet të ri në Kosovë sipas modelit të Republikës Srpska, por theksoi se themelimi i asociacionit do të ishte një shenjë pozitive për BE-në.

Ai tha se duhet shfrytëzuar momenti që të përfundojë procesi i dialogut me Serbinë që çon në njohjen de facto të Kosovës, sepse kthimi i Donald Trump në krye të SHBA-ve, sic tha ai, “do të shkaktonte vështirësi për Albin Kurtin dhe Kosovën”.

Duke komentuar zgjedhjet e ardhshme në Serbi, Petriç tha se nëse Aleksandar Vuçiq mbetet në pushtet, kjo do të thotë bashkëpunim i vazhdueshëm me BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA-në.

“Natyrisht që Prishtinës nuk do ta bëjë më të lehtë, pasi që, për fat të keq, marrëdhëniet personale mes presidentit Vuçic dhe kryeministrit Kurti janë mjaft të tensionuara. Mund t’ju them se isha në takimet në Austri mes Vuçiqit dhe Thaçit dhe përshtypja ime ishte se këta dy burra janë profesionistë të vërtetë politikë, të cilët e dinë se duhet të luftojnë për vendin e tyre, por në të njëjtën kohë duhet të gjejnë edhe një kompromis. Nuk shoh një frymë të tillë të përbashkët mes liderëve aktualë në Beograd dhe Prishtinë” – tha Petriç dhe shprehu pritshmerine që qeveria e ardhshme në Beograd të jetë e qëndrueshme.

Ai shprehu frikën se viti 2024 do të shënjohet me çështjen e sigurisë, veçanërisht në veri të Kosovës, sepse bashkësia ndërkombëtare është e vendosur që të mos përsëriten ngjarjet si Banjska.

“Nëse ndodh për herë të dytë, ndoshta do të thotë fundi i procesit të dialogut. Besoj se askush, as Beogradi e as Prishtina, nuk dëshiron që kjo të ndodhë, e veçanërisht jo Brukseli”- theksoi Petriç.

Ai tha se Kurti duhet të shohë se kompromisi do të jetë një hap drejt zgjidhjes së nevojshme konstruktive sepse i takon Beogradit të bëjë kompromisin kryesor.

“Në Beograd po vazhdojnë deklaratat se Kosova ende nuk është e humbur dhe ka një ndjenjë se Serbisë i është bërë një padrejtësi e madhe. Pra çdo gjë duhet dekonstruktuar. Mendoj se do të ishte shumë, shumë e dobishme për Prishtinën, nëse Kurti bën një hap drejt Vuçiqit” –  tha Petriç.

I pyetur nëse ka një zgjidhje të mundshme në një situatë ku Kurti nuk heq dorë nga qëndrimet e tij, Petriç tha se beson fuqishëm se është e mundur.

“Mendoj se është mirë që vendi të ketë një lider të fortë, por është gjithashtu shumë e rëndësishme që liderët e fortë të kuptojnë se forca qëndron edhe në kompromis. Forca qëndron në afrimin ndaj kundërshtarit. Forca është diçka që nuk është vetëm për të mbrojtur dhe parandaluar diçka, por gjithashtu edhe per te hapur dyer të reja. Mendoj se kjo do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do t’i jepte sovranitet më të madh Kosovës dhe Serbisë” – potencoi Petriç.

Advertisement