Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Fitorja e Vuçiçit, e rrezikshme për Kosovën – Shkrim nga NTV

“Fitorja në zgjedhje e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, është negative dhe e rrezikshme, në radhë të parë për stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe të Malit të Zi dhe Kosovës, sepse ai, përmes aleatëve të tij në këto vende, do ta prezantojë veten dhe Serbinë si lojtare e madhe në rajon” – Kështu deklaroi analisti nga Podgorica, Zllatko Vujoviç Millorad Dodik nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Andrija Mandic nga Mali i Zi ishin në skenën e fitores më 17 dhjetor, kur Vuçic tha se Partia e tij Përparimtare Serbe ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi. Të dy ata janë zyrtarë të lartë të vendeve të tjera – Dodik është president i Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa Mandic është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Advertisement