Politike
Kush do të drejtojë PD-në nëse gjykata vendos masën “arrest shtëpie”? Përgjigjet Berisha
I pyetur se kush do të drejtojë punën në selinë blu,nëse gjykata cakton masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, Berisha në një bashkëbisedimi me ndjekësit tha se ai do të përmbushë të gjithë detyrimet.
Por gjithashtu ai theksoi se menaxhimin e punës kryesia e ngushtë e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se PD do të ecë drejt fitores dhe drejt përmbysjes së diktaturës.
“Në këtë situatë, PD-në do e drejtojë Sali Berisha. Historia e arrestit të liderëve të opozitës nuk është e re, diktaturat e kanë përsëritur dhe kjo po ndodh. Natyrisht kryesia e PD, kryesia e ngushtë e saj, janë organet që do të merren me drejtimin e punëve të saj.
Por kryetari kudo që të jetë, do të përmbushë detyrimet e tij. I gjithë problemi dhe diskursi, po të kesh vënë re mediat e kontrolluara nga qeveria, që nuk kishin preokupim jo vendosjen në arrest të kryetarit të partisë më të madhe politike, por dhe si të thuash, e merrnin një fakt të kryer, për të cilin nuk ka nevojë të komentojë, duke u bërë në njëfarë mënyre de facto mbështetës të këtij akti, por merrnin tani se ç’do ndodhë me PD-në.
Duhet t’u them këtyre zotërinjve se PD do ecë drejt fitores, drejt përmbysjes së diktaturës. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, përkundrazi ky akt vetëm sa bind çdo shqiptar se jemi në kushtet e një diktature, me të cilën nuk duhet të pajtohemi kurrë.”, tha Berisha.