Lifestyle
Trendet e bukurisë dhe kujdesit ndaj lëkurës që e kanë dominuar vitin 2023
Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës dhe trendet e bukurisë, viti 2023 në përgjithësi kishte të bënte me përqafimin e bukurisë natyrore, zgjedhjen e produkteve më të pastra dhe përdorimin e ngjyrave më të ndezura të grimit, sidomos kur duam ta pasqyrojmë më së miri gjendjen tonë shpirtërore.
Dhe si çdo vit tjetër edhe sivjet, disa stile të make-upit i kanë dominuar rrjetet sociale.
Aq shumë gjëra kanë ndodhur gjatë 365 ditëve të fundit, në industrinë e bukurisë dhe kujdesit të lëkurës sa që është vështirë t’i ndjekim të gjitha trendet.
Por, këto po konsiderohen disa prej trendeve kryesore që e kanë karakterizuar 2020-n, duke ju ndihmuar të qëndroni të informuar dhe në hap me kohën.
Grimi minimal
Derisa njerëzit kohën më të madhe këtë vit e kanë kaluar brenda në shtëpi, për shkak kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, shumica e grave kanë filluar t’i minimizojnë rutinat e kujdesit ndaj lëkurës. Duke i parë përfitimet e kësaj, ato kanë filluar ta reduktojnë numrin e produkteve që i vendosin në fytyrë. Shumë dermatolog thonë se ngarkimi i fytyrës me shumë produkte, mund ta shkaktojë dëmtimin e saj, prandaj kjo është një arsye e mirë pse duhet të përdorni sa më pak produkte, dhe ta krijoni një rutinë të kujdesit që është e përshtatshme për llojin e lëkurës suaj.
Vendosja e gurëve vezullues
Artistët e grimit sjellin trende të reja çdo vit, dhe në vitin 2020 ata na kanë bërë të mahnitemi nga gurët vezullues të vendosur me shumë stil përreth syrit. Duke filluar nga gurët prej perle apo diamanti, ky lloj i grimit e bënë syrin të duket unik dhe plot glamur.
Vijat e theksuara të grimit
Viti 2020 na ka mësuar se vijat e syrit nuk kemi nevojë t’i vendosim sipas stilit tradicional, dhe në vend të kësaj mund të tregohemi më dorëshlirë dhe të eksperimentojmë me to. Trendi i linjave të theksuara dhe lundruese, u ka ndihmuar vajzave të ofrojnë pamje shumë cool dhe me stil këtë vit. Me një make-up të këtillë argëtues, ju do të ndiheni më të reja në moshë, më energjike dhe interesante.
Ngjyrat neon
Ky trend bukurie është shumë i preferuar nga gratë, sepse është argëtues, shokues dhe mjaft i këndshëm në pamje. Duke aplikuar hije të syrit ngjyrë të ndezur, sidomos në pjesën e parë të syrit, ju mund ta transformoni pamjen tuaj dhe gjithashtu të bëheni pjesë e trendit më të ri të grimit në botë.