Kosova
Kërcënon Vulin: Bota serbe po jetësohet, nuk mund të ndalohet nga askush
Senatori i sapoemëruar i Republika Srpska, Aleksandër Vulin, tha se është një nder i madh për të që të jetë senator i Srpska-s së lirë dhe se kjo është shenjë se bota serbe po krijohet dhe se procesi i bashkimit nuk mund të ndalohet më.
“Dëshiroj të falënderoj veçanërisht presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, për këtë nder të madh, por edhe për vitet e luftës këmbëngulëse dhe të durueshme për unitetin e të gjithë serbëve” – deklaroi Vulin.
Duke folur për zotimin e Dodikut që të gjithë serbët nga Republika Srpska të marrin automatikisht nënshtetësinë serbe, Vulin tha se ai gjithashtu mbron të gjithë serbët, pavarësisht se ku jetojnë, të kenë të drejtën e shtetësisë serbe.
Ai ka kujtuar se për këtë ka folur edhe në vitet e kaluara, kur ishte ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, kur procesi dhe të gjitha procedurat e mundshme për marrjen e nënshtetësisë serbe për serbët nga Republika Srpska ishin përshpejtuar maksimalisht.
Kujtojmë se Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik e emëroi Aleksandër Vulinin anëtar të Senatit të Srpska-s.