Politike
Flamur Noka: Mblidhemi prej 20 ditësh në shi e të ftohtë te ‘Rruga e Shpresës’
Flamur Noka zhvilloi një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, ku deklaroi se Sali Berisha “sot u pengua që të bënte detyrën, të përfaqësonte në Kuvend qindra mijëra shqiptarët që i besojnë dhe votojnë Partinë Demokratike”.
“E penguan sepse Sali Berisha u kujton, me fjalë dhe rezistencë, se si partia e Rilindjes dhe Skapi i partisë kanë lënë të lirë me qindra kriminelë, vrasës dhe korruptues dhe të korruptuar që kanë vjedhur dhe vjedhin çdo ditë taksat tuaja, taksat e shqiptarëve. SKAPI i partisë, pa asnjë argumentim, ndalon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar opozite, që të jetë përfaqësuesi i zgjedhësve të vet.
Ndërkohë, Ilir Beqjen shumë prej jush mund ta keni ndeshur këto ditë nëpër rrugët e bllokut, si shenjë e turpit të cilin Skapi e ha me bukë. E pengojnë edhe opozitën reale të Shqipërisë që të marrë vendin që i takon me ligj në Komisionin e Reformës zgjedhore.
Na penguan dhe po na pengojnë që të bëjmë detyrën për të cilën jemi dërguar në atë parlament. Rama dhe banda e tij e pushtetit po na pengojnë të bëjmë detyrën, por asgjë nuk na ndal në misionin tonë. As Sali Berishën, as Partinë Demokratike, as opozitën, as shqiptarët”, tha Noka.
Antikorrupsioni i Sali Berishës ka qenë dhe njeri nga faktorët kryesor të sukseseve të qeverisjes së tij. Pas daljes në opozitë Sali Berisha denoncoj me shumë se të gjithë politikanët e tjerë të marrë së bashku aferat personale familjare dhe qeveritare korruptive të Edi Ramës dhe ministrave dhe zyrtarëve të tij”, shtoi Noka.