Aktualitet
Përfshihet nga flakët apartamenti në Kamëz, shkak i zjarrit dyshohet…
Një apartament në një pallat në Kamëz është përfshirë nga flakët ditën ë sotme. Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarri është fikur nga zjarrfikësit e Kamzës në bashkëpunim me ata të Tiranës. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.