Connect with us

Kosova

Amerika dërgon haber/ O’Brien vjen me katër kërkesa

Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se ai mirëpret vizitat e emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë.

O’Brien ka theksuar se Amerika e mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjeve, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“SHBA-të mbështesin fortë dialogun e lehtësuar nga BE. Është e nevojshme zbatimi i plotë i marrëveshjeve, duke përfshirë Asociacionin. Zgjedhjet e reja lokale në Veri të Kosovë duhet të shkojnë përpara; gjithashtu duhet koordinim me partneret për rregulloren e re për valutat” –  ka shkruar O’Brien në platformën X.

Po ashtu ai ka kërkuar që Serbia t’i mbajë përgjegjës të dyshuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Advertisement