Kronike
EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet në Belgjikë shqiptari
Një 33-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar nga Policia në Belgjikë.
Bëhet fjalë për shtetasin Euger Merizaj, 33-vjeç i cili akuzohet se ka vrarë në shtator të vitit 2019, shtetasin Hemawand Ali Hussein në Britani.
Sakaq mediat vendase shkruajnë se policia e Cleveland-it vijon ende kërkimet për të gjetur edhe dy bashkëpunëtorët e shqiptarit në krim, konkretisht shtetasit : Sajmir Dodoveci, 38 vjeç dhe Armando Marku, 24 vjeç.
Merizaj është dënuar me 32 vjet burgim për ngjarjen, ndërsa janë dënuar edhe katër të tjerë për rastin në fjalë: Noza Saffari, 42-vjeç, 15 vjet burgim; Dorian Pirija, 36-vjeç, 19 vjet burg; si dhe Qazim Marku, 28-vjeç, që u burgos për 19 vjet.