Connect with us

Politike

Federatë pa Bashën, zëdhënësja: S’ka aleancë me ata që nuk mbështesin SPAK

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina për mungesën e PD-së në federatën opozitare të krijuar së fundmi, pjesë e së cilës është edhe Rithemelimi.

Karabina u shpreh se PD është vetëm pro aleancave që kanë një qëndrim të qartë pro drejtësisë dhe partnerëve euroatlantikë.

E pyetur për bashkimin e Bardhit me Rithemelimin, Karabino tha se një veprim i tillë mund të ketë zhgënjyer shumë demokratë por theksoi se qëndrimi mbetet i njëjtë për të bashkëpunuar vetëm me ata që mbështesin pa asnjë rezervë SPAK-un.

“PD ka mundësi të krijojë aleanca me këdo që nuk ka lidhje me sulmet ndaj SPAK-ut, që ka një qëndrueshmëri të prerë.

Jemi për aleanca dhe bashkëpunime që janë euroatlantike të pakorruptuara, mbajnë qëndrim të qartë dhe mbështesin pa asnjë rezervë drejtësinë.

Ne kemi thënë se mund të na bashkohet kushdo që është krah partnerëve dhe mbështet pa asnjë rezervë SPAK-un”- u shpreh Karabina në një lidhje skype në Report Tv.

Sipas Karabines, federata e re opozitare është ndërtuar në kuadër të marrëveshjeve në kurriz të qytetarëve, ndërsa u shpreh se PD distancohet nga aleanca të tilla dhe theksoi se përqendrimi kryesor duhet të jetë tek Reforma Zgjedhore.

“PD do fitojë besimin e qytetarëve jo me aleanca dhe marrëveshje në kurriz të tyre por do ta fitojë me moral politik me një aleancë në shërbim të qytetarëve jo në shërbim të aleancave të ngushta.

Interesi i qytetarëve sot është Reforma Zgjedhore dhe PD po bën akte politike për të pasur një sistem zgjedhor demokratik për të siguruar zgjedhje të lira, për t’ju imponuar mazhorancës në parlament ku më pas të kemi votim të Kodit Zgjedhor”- tha zëdhënësja e PD.

 

Advertisement