Aktualitet
Boksieri shqiptar u qëllua për vdekje në një restorant, publikohen fotot e dy autorëve
Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë. Nimani është qëlluar në rrugë derisa ishte duke dalë nga një restorant.
Dy autorët, e identifikuar si Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt janë shpallur në kërkim.
Sipas medias gjermanë Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po i kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.
Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”,