Connect with us

Kosova

Asnjë marrëveshje nuk është arritur? Beogradi përgënjeshtron Osmanin: Gënjen…

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Petar Petkoviç, ka akuzuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si “gënjeshtare” pas deklaratës së saj për dinarin serb.

“Çfarë do të thoshte populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur, dhe ata që janë të fortë dhe të fuqishëm po bëjnë vetëm se po i imponojnë zgjidhje popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, shkroi Petkoviç në rrjetin social “X”.

 

Osmani deklaroi më herët sot se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë diskutim.

Sipas saj, do të ishte ishte nëse do të arrihej një marrëveshje në Bruksel, më 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement