Bota
“Shmagni tubimet…”/ Pas sulmit terrorist në Moskë, reagon SHBA: E tmerrshme…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin e ndodhur në një sallë koncerti në Moskë të Rusisë, ku si pasojë e të shtënave me armë raportohet të jenë vrarë 40 persona dhe 100 të tjerë janë plagosur.
John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se Shtëpia e Bardhë po punon për të mbledhur sa më shumë informacion mbi sulmin terrorist.
“Mendimet tona padyshim do të jenë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm, të tmerrshëm me të shtëna,” tha ai në një konferencë shtypi.
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një njoftim amerikanëve në Moskë për të shmangur tubimet më të mëdha për sigurinë e tyre. Ai gjithashtu kërkoi që ata amerikanë të qëndrojnë në kontakt me Departamentin e Shtetit për përditësime dhe informacione të mëtejshme.