Aktualitet
“Edhe sikur ta bëjë vetë kodin, kështu siç është, PD i humb zgjedhjet”
Situata aktuale politike, reforma zgjedhore, financimet politike, ishin këto disa nga temat që u diskutuan këtë të mërkurë në studion e “Quo Vadis”.
Persa i përket reformës Zgjedhore, gazetari Mentor Kikia theksoi se çfarë do ndryshimi të bëhet, PD nuk fiton.
Sipas tij nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me kodin zgjedhor, apo se si do të ndryshojë, pasi kjo nuk e sjell PD-në në pushtet.
Kikia theksoi se PD u rrëzua me votën e qytetarëve në 2013-n kur në krye të saj ishte Berisha, prandaj me atë në krye sërish nuk mund të rivijë në pushtet në zgjedhjet e 2025-sës.
“PD-së i është dhënë një shans për të luajtur në fushë. Por sa do të jetë në gjendje të shfrytëzojë këtë shans. PD-në nuk e pengon non-grtaa e Berishës, pasi mendoj se dhe me Berishën pa non-grata nuk i fiton dot zgjedhjet. PD me lidershipin që ra në 2013-n nga pushteti nuk vjen dot në 2025-n. PD duhet të kishte një lidershpi të ri. Këta tani kanë një kryetar në arrest shtëpie, ka katër bashkëkryetarë që shkojnë në takime bashkë se kanë frike mos ja fusin njëri-tjetrin. PD nuk ka sot një lidership. Nëse do shkohet kështu në zgjedhje, nëse do e vëje edhe vetëm kodin, nuk i fiton këto zgjedhje”, tha Kikia.