Politike
Ilir Meta: Nuk pranoj të drejtoj Qeverinë teknike
Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në News 24, ndër të tjera është shprehur se PL është “pro” një qeverie teknike.
Ai shtoi se me një organizim të fuqishëm të opozitës, regjimi i Edi Ramës rrezohet si rruga Korçë – Ersekë.
“Jemi për qeveri teknike, por opozita duhet të organizohet shumë shpejt në një mënyrë të hekurt, sepse kemi të bëjmë më një regjim që investon tek përçarja opozitës dhe krijimi i idesë që është një regjim i fortë, por në fakt është qesharak.
Me një organizim të opozitës ky regjim do të rrëzohet si rruga Korçë – Ersek” tha fillimisht Meta.
I pyetur nëse do të pranonte të ishte ai kryeministër i qeverisë teknike, Meta refuzoi duke shtuar se ai duhet të jetë teknicien.
“Nuk kam asnjë preferencë sa i përket kësaj cështjeje. Nuk pranoj unë të jem kryeministër për një qeveri teknike, sepse duhet të jesh teknicien” shtoi Meta.