Connect with us

Politike

Pse nuk është gati lista e kandidatëve për deputetë? Si përgjigjet zëdhënësja e PD

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina tregoi pse lista e kandidatëve të PD për zgjedhjet e përgjithshme nuk është gati sot më 31 mars, siç ishte premtuar nga kreu i kësaj partie Lulzim Basha.

Sipas saj, kjo shtyrje lidhet me faktin se nuk ka përfunduar ende riorganizimi i brendshëm i partisë dhe për shkak të marrëveshjes së fundit mes Rithemelimit dhe PS që siç tha ka çoroditur më tej demokratët.

“Muaj më parë kreu i PD premtoi se do ketë lista në fund të marsit, por kjo nuk varet e gjitha në dorën e kryetarit, Basha e dinte.

Në gjatë këtyre 2-3 muajve, menduam se një proces brenda partisë që do përfundonte në 31 dhjetor, e shtymë dhe s’e kemi përfunduar dot riorganizimin e partisë, në mbledhjen e kryesisë kemi shpërndarë kriteret formularët dhe puna ka nisur.

Nuk duhet shkëputur nga konteksti, çdo lëvizje që bën mazhoranca dhe Rithemelimi pengon strukturat e PD.

Pazari i fundit i Rithemelimit me PS shkakton lëkundje te demokratët, siç ka ndodhur në këto 2 vite në zgjedhjet e 14 majit. Nuk kam një datë fikse se kur do  të dalë lista e deputetëve”, tha zëdhënësja e PD në një intervistë për Euronews Albania.

Advertisement