Connect with us

Kosova

Ja çfarë po planifikonte Lajçak për veriun e Kosovës

Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Miroslav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Mirëpo, ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë kësaj periudhe, përsa ishte pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak shpeshherë është kritikuar për qasje të njëanshme ndaj shtetit serb.

E në lidhje me përfundimin e këtij mandati të emisarit sllovak, ka folur edhe avokati Spartak Ngjela.

Së pari, ai u shpreh se ikja e Lajçakut është sukses për Kosovën, kjo pasi sipas tij ai ishte një prosllav që donte ta falte veriun e Kosovës për Serbinë. Prandaj, ikja e Lajçakut është një sukses për të ardhmen botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Sipas mendimit të ngjelës, Lajçaku i luajti të gjitha, bëri me vete edhe disa shqiptarë, u sistemua me antishqiptarizëm per ndërrimin e territoreve Kosovë-Serbi. Por edhe vëmendja e politikes amerikane ka qenë e madhe në këtë çështje.

Gjithashtu Ngjela, potencoi faktin se vetëm shqiptarët janë autoktonë në Gadushullin Ilirik, ku tha se sllavët e egërsuar erdhën më vonë në tokat Ilire.

Më tej, ai vlerësoi se Lajçak dështoi dhe se sipas burimeve, ai kishte një plan për asociacionin në veri, por që nuk ia arriti qellimit me sukses.

“Në rast se do qëndronte ende si emisar në dialogun Kosovë-Serbi’, Ngjela tha se Lajçak do krijonte kriza të reja.

Në fund të fundit, sllavi Lajçak dështoi. Por edhe politika e Kosovës i qëndroi me sukses paradokseve antishqiptare të komisionerëve apo ekspertëve proserbë që u morën me këtë çështje.Tani gjithçka është në vijën e historisë sonë shqiptare” – deklaroi avokat Ngjela

Advertisement