Connect with us

Shkrime

Shqipëria pret opozitën, ata shtrëngojnë ‘proamerikanizmin’

Nga Ben Andoni

Ka një absolutizim të fuqisë së të huajve dhe në të vërtetë fakti e përmban një të vërtetë, pasi ndërhyrjet e tyre shpesh kanë zgjidhur ngërçe të vërteta në Shqipëri. Që nga ajo e ish-kancelarit Vranitski në vitin 1997 dhe me radhë në kohë të ndryshme. Një masë ndërhyrjesh mbi 15 syresh, nxirrte Instituti i Studimeve Politike ndër kohë të ndryshme, sidomos në dy dekadat e fundit, nëse nuk e gabojmë numrin e saktë. Por, të huajt në ditët e fundit po sillen në leksik, si kriteret e vërtetësisë! Për hir të së vërtetës, duke treguar kanonet e demokracisë dhe mënyrën e sjelljes së duhur në ngërçe të ndryshme institucionale, prononcimet e tyre jo pak herë kanë qenë ndriçuese dhe po kaq herë turbulluese. Megjithatë në këtë stad të mandatit të tretë të maxhorancës, mbushur me korrupsione dhe arrestime të SPAK-ut, por edhe me sjelljen e socialistëve, si në rastin e fundit me mandatin e ish-ministres Xhaçka, pritet fytyra e opozitës dhe e alternativës qeverisëse të ardhshme. E prekshme, e qartë dhe vizionare. Kaq duhet, që të bëhet dhe të përgatitet ndryshimi, aq i nevojshëm, por një gjë e tillë nuk po ndodh, pasi pjesa e Rithemelimit tashmë i është dhënë krejt Berishës, kurse ardhja e supozuar e znj. Malltezi do prishë dhe ekuilibra të tjerë të brishtë në këtë formacion, mbushur me paradokse. Ashtu, si në pjesën e Partisë Demokratike Legale pritet një reagim shumë më potent, që është e pamundur prej animizmit politik të Bashës (fryt i riardhjes së tij), por edhe mbështetjes së pakët në parlament, që po marrin iniciativa shumë të mira të tij. Fatkeqësisht, ajo po mungon edhe prej kohëve të mira PS-Rithemelim, ndërsa mbi-akuzat (ato të vërtetat po i bën SPAK-u dhe institucionet e Drejtësisë) e Bardhit e të tjerëve mbeten pa karburantin e moralit. Për fat, korrupsioni i qeverisë po u jep një shtysë, po tollovia sesi sillen për të dhe mbështetja e pakët është vërtetë e hidhur. Bardhi është stereotipi i pamoralitetit politik dhe i akrobacive dhe këto po sfumojnë dhe realitetin opozitar, që tashmë është më i nevojshëm se kurrë.

Në aspektin makro, justifikimi i 17 Majit dhe i marrëveshjes së tanishme, që duket se u bënë edhe nën ndihmën e të huajve, u mungon thelbësorja: Çfarë sollën ato për demokracinë shqiptare?! Për njerëzit e ndryshëm të PD-së dhe Rithemelimit tashmë ka mbetur vetëm indikacioni i përfaqësuesve amerikanë dhe si reagojnë ata. Po ndërsa për Rithemelimin, kjo është demagogji, sepse atje drejtuesi kryesor shpirtëror është Berisha, i shpallur non-grata nga SHBA; për PD-në Legale është thjesht për të treguar ADN-në e pozicionit të tyre.

E fundit, verdikti i Vulës do të tregojë shumë, por të paktën vullneti i PD-së Legale po tregon se do t’i bindet çdo vendimi, ndërsa nga pala tjetër, ata që edhe bërtasin më shumë për pro-amerikanizmin s’ka përgjigje veç asaj se presin vetëm një përgjigje pro tyre, e cila duket se do mungojë me akrobacitë e tyre demokratike dhe mbi të gjitha “përdorjen” dhe citatet që na sjellin prej SHBA-së. Këtu kupton edhe sesa i respektojnë kanonet e demokracisë dhe Ligjin. Megjithatë, vendimi do të tregojë shumë për një parti, që kur ishte e bashkuar na ka shurdhuar me pro-amerikanizmin kallp

Advertisement