Connect with us

Aktualitet

Si ndal as shiu/ Kundër ndërtimit të termocentralit, fermerët e fshatrave të Roskovecit dhe Dimalit në protestë

As moti me reshje të dendura nuk i ka ndalur dhjetëra fermerë të disa fshatrave të Roskovecit e Dimalit të ngrihen mesditën e sotme në një protestë për t’i thënë stop ndërtimit të Termocentralit në Suk 1.

Njëzëri në kulmin e indinjatës, me pankarta në duar, banorët e kanë quajtur vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tyre do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera pasi sipas tyre jo vetëm toka, uji, por edhe ajri do të ndoten. “Ne jemi të vendosur për të ndaluar këtë bombë ekologjike, që po na sjellin në derë të shtëpisë kanë thënë fermerët dhe do të protestojmë fuqishëm ashtu siç u ngritën fermerët në Mbrostar të Fierit dhe ndaluan ndërtimin e inceneratorit në zonën e tyre.”, tha një prej protestuesve.

Fermerët kanë pohuar gjithashtu se tentativa e bashkisë së Roskovecit për ti hapur rrugën ndërtimit të këtij termocentrali në zonën bujqësore të Suk 1, është kriminale, pasi mjaftueshëm kanë vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.

“Ne kërkojmë urgjentisht transparencë pasi nuk jemi vënë në dijeni të këtij projekti”, -kanë thënë fermerët protestues duke paralajmëruar edhe grevë urie. Ndërkohë ndërtimi i këtij termocentrali ka ngjallur debate të ashpra edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak ku është rrëzuar me shumicë kartonësh nga këshilltarë të majtë e të djathtë duke i dal në mbrojtje 35 mijë banorëve të kësaj zone. Këshilltarët i janë bashkuar edhe protestës së sotme duke kundërshtuar fuqishëm këtë të ashtuquajtur ndërtim strategjik. Këshilltarët e djathtë Dhurata Malka e Fredi Feleqi në prononcimin për mediat u kanë bërë thirrje edhe këshilltarëve që votuan pro, ta kundërshtojnë këtë investim vdekjeprurës.

Protestat kundër ndërtimit të këtij termocentrali të refuzuar në bashki të tjera të vendit, do të vijojnë pa u ndalur.

Aktualitet

“E kryem për miqësi”/ Dëshmia e plotë e Aliajt: Pasi planifikuam rrahjen, ndoqëm avokatin

Është zbardhur dëshmia e plotë e 32-vjeçarit Dorian Alia, një prej autorëve të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, teksa është i vetmi që është vetëdorëzuar në Polici, teksa autorët e tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Dorian Alia ka dëshmuar për grupin hetimor se porositësi i këtij sulmi është 58-vjeçari Dritan Nano, teksa ka pohuar se nuk e kanë kryer kundrejt pagesës, por për shkak të miqësisë me të.

32-vjeçari ka deklaruar se pasi e kishin planifikuar rrahjen, e kanë ndjekur vazhdimisht avokatin Sokol Mëngjesi për vendet ku ai lëvizte.

Sipas tij, ata thjesht donin t’i jepnin një mesazh avokatit dhe nuk e mendonin se do të pësonte aq dëmtime të rënda. Ai ka thënë se Dritan Nano i kërkonte Mëngjesit që të hiqte dorë nga gjyqi që kishte hapur me të, pasi nuk i shlyente pagesën për një proces gjyqësor të fituar, sipas kontratës që kishin.

“E kryem prej miqësisë me Dritan Nanon dhe na e ka kërkuar ai. Kanë pasur konflikt për shkak të një pagese që Dritani nuk i shlyente avokatit për një pronë sipas kontratës që kishin. Pasi e kishim planifikuar rrahjen, e kemi ndjekur Mëngjesin dhe vazhdimisht kemi komunikuar me të tjerët e grupit për vendet ku ai lëvizte.

Donim t’i bënin presion Mëngjesit të hiqte dorë nga gjyqi që kishte hapur. Ishim përgatitur për t’i dhënë mesazh që të tërhiqej nga padia që kishte bërë, pa menduar se situata do të rëndohej dhe do të merrte dëme të rënda, aq më pak për ta vrarë. Unë e godita vetëm me grusht.”, mësohet të jetë shprehur Dorian Alia në polici.

Rezulton se ai është personi që ka goditur me grusht i pari Sokol Mëngjesin dhe me pas kanë qëlluar të tjerët. Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

Burime për mediat bëjnë me dije se avokati Mëngjesi përfaqësonte në një proces gjyqësor 8 trashëgimtarë të një prone, proces gjyqësor i cili është fituar prej tyre në të dy shkallët e gjyqësorit.

Paraprakisht, të 8 trashëgimtarët kishin firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit Sokol Mëngjesi në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore “ALTERUM SHPK” sipas kontratës së firmosur, përveç Dritan Nanos.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Dritan Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Fillimisht raportohet se kanë pasur një takim rreth një muaj më parë, por nuk kanë rënë dakord pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pronë tek Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku janë ndërtuar kulla.

Continue Reading

Aktualitet

Dëshmia e plotë e Dorian Aliajt/ Mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes avokatit Sokol Mëngjesi dhe Dritan Nanos

24 orët e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë për avokatin Sokol Mëngjesi, i cili vijon të jetë në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Mjekët thonë se dhe 24 orët e ardhshme janë po aq delikate për shkak të 2 hematomave që avokati ka marrë nga sulmi me doreza metalike në derën e një kopshti në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, një ditë më parë.

Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një. Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.  Dorian Alia u shpreh se takimi pranë kopshtit 31 ishte i rastësishëm. Ai pretendon se vetëm e ka përshëndetur avokatin por kur ky I fundit e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht. Kur e ka partë se avokati është rrëzuar është larguar me vrap nga paniku.

Para hetuesve Dorian Aliaj ka treguar dhe për mosmarrëveshjet që miku i tij, Dritan Nano ka pasur me avokatin dhe se nga padia e bërë nga ky i fundit prona ishte bllokuar.

Nga ana tjetër I ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator I sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.

Shkak për konfliktin sipas hetimeve është mosrespektimi I një kontrate lidhur mes avokatit dhe trashëgimtarëve të një prone në zonën e Liqenit artificial.  Pala e përfaqësuar nga avokati fitoi gjyqin në të 2 shkallët e gjyqësorit por një prej 8 trashëgimtarëve , Dritan Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës çka solli bllokimin e pjesës takuese të tij. Top Channel mëson se dhe para sulmit Dritan Nano e ka kërcënuar avokatin që të hiqte dorë nga padia që i kishte bllokuar pronën sepse në të kundërt do ta pësonte.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata Tiranës lë në burg kritikun e Putinit, rusi 57-vjeçar: Jam i sëmurë

Është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, rusi që u arrestua nga Policia e Rinasit, Aleksandër Bobovnikov, do të qëndrojë në burg 15 ditë. Ai tha në gjykatë se ka ardhur si turist për disa ditë pushime.

“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, tha ai.

57-vjeçari me profesion mjek, është një kritik i Putin, ndaj edhe është shpallur në kërkim nga shteti rus për mashtrim.

Ai ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri për disa ditë pushime, ndërsa ka shtuar se nuk ka ndërmend të pranojë akuzat, duke shtuar se po ashtu është i sëmuar me zemër dhe ka nevojë për trajtim.

Continue Reading

Aktualitet

Lihet në burg Erdgys Arrazi, shpërthen në lot gjatë seancës gjyqësore: S’kam shkuar ende te varri i fëmijëve

Erdgys Arrazin, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se edne nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe në seancë u paraqit së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe familjarë. Avokati paraqiti të gjitha dokumentet, që tregojnë se Alma Arrazi vuante nga depresioni dhe për rrjedhojë, vetëvrasjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Continue Reading

Aktualitet

“Donim ta frikësonim”, çfarë deklaroi në polici njëri nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Dorian Alia alias Agron Alia 32 vjeç, personi i cili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës si një nga autorët e dyshuar të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka deklaruar se nuk donin ta vrisnin por vetëm ta frikësonin.

Kështu ka mësuar gazetari Besar Bajraktari, i cili i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se ai ka dhënë detaje përpara grupit hetimor.

Sipas dëshmisë paraprake të Dorian Alia, një muaj më parë ka patur takim mes tyre dhe avokatit që ky i fundit të tërhiqej nga padia. Palët nuk ranë dakord dhe prej atij momenti nisi organizimi i planit.

Mëngjesin e 29 Majit, teksa avokati Sokol Mëngjesit la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut në Tiranë, u dhunua barbarisht nga 3 persona në derën e kopshtit. Ai u godit me sende të forta dhe ka pësuar dëmtime në kokë. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në terapi intensive.

Por edhe pse Dorian Alia ka deklaruar që nuk donin ta vrisnin por vetëm ta frikësonin, goditjet kanë qenë të rënda.

Për këtë arsye, policia ka ngritur ndaj tyre akuzën e vrasjes së funksionarëve publikë të mbetur në tentativë.

Policia thotë se Dritan Nano 58 vjeç, i shoqëruar gjithashtu nga uniformat blu, dyshohet të jetë organizatori.

Shkak i konfliktit është përfaqësimi në gjyq nga avokati për një çështje prone, që në fakt është fituar. Dritan Nano, një nga 8 trashëgimtarët, nuk ka pranuar të paguajë avokatin siç ishte rënë dakord në kontratë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING