Connect with us

Kosova

Gjëmimi i fortë i Aleksandër Vuçiçit, Vulin dhe mashtrimi me historinë

Tashmë të gjithë në Serbi janë mësuar me faktin se kur ai presupozohet se është më i dobët se kurrë, Aleksandër Vuçiç gjëmon më fort. E kush më mirë se mund të frikësojë, të përgatisë atmosferë lufte dhe të largojë vëmendjen nga faktet e pakëndshme sesa Aleksandër Vulin, një i rikthyer në qeverinë e re serbe, i cili, këtë herë, sipas mandatit të Millosh Vuçevicit , është i përzgjedhur në postin e zëvendëskryeministrit, pa portofol specifik ministror

Nuk duhet harruar se Aleksandër Vuçiç, përzgjedhësi i vërtetë i qeverisë, ka pasur shumë probleme së fundmi – nga kolapsi i politikës së jashtme, te ndërkombëtarizimi i problemit të manipulimit zgjedhor dhe zvogëlimi i hapësirës për manovrim për të vonuar me përmbushjen e pritshmërive të Perëndimit, deri te hallet në fushën e brendshme që as paaftësia e opozitës nuk mundi t’i mbulonte.

Dhe tani emrat e te perzgjedhurve per ne qeverine e re, po tregojnë se rezonojnë forcimin e idesë së Botës Serbe, që analistët mendojnë se do përdoret në periudhën e ardhshme dhe që do të kontribuojë në radikalizimin e mëtejshëm të shoqërisë, e gjitha kjo nën emrin “patriotizëm” dhe forcimin e lidhjeve me serbët që jetojnë jashtë kufijve të Serbisë.

Lidhur me këtë, Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike Filip Eidus tha për median serbe ‘Danas’ se emërimi i Vulin në këtë detyrë është një demonstrim i inatit infantil dhe vetëshkatërrues.

“Emërimi i një njeriu që është nën sanksionet e SHBA-së për shkak të korrupsionit të dyshuar, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë si zëvendëskryeministër i një qeverie që supozohet se aspiron anëtarësimin në BE, është demonstrim i neverisë infantile dhe vetëshkatërruese që nuk do të sjell asgjë të mirë për qytetarët e Serbisë” – deklaroi Eidus.

Advertisement