Connect with us

Aktualitet

Martesa e dy vajzave në Bashki/ Kisha Orthodhokse Autoqefale: E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë një deklaratë në lidhje me martesën e dy vajzave Alba dhe Edlira, në tarracën e Bashkisë së Tiranës një ditë më pare. Në deklaratë Kisha thekson se asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.

Më tej në deklaratë thuhet se martesa e dy personave të të njejtës gjini është e panatyrshme dhe se nuk mund të kthehet në të natyrshme dhe normale me dekrete ligjore. Sipas Kishës një ligj i tillë fyen krijimin.

Në përmbyllje të deklaratës Kisha thekson kjo ngjarje nuk është një përparim shoqëror por një konflikt me rendin natyror, gjithashtu vë në pah rëndësinë e familjes dhe lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta.

Deklarata e plotë:

Në lidhje me martesen e së njëjtës gjini, kryer në Bashkine e Tiranes, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njejtin qëndrim:

Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre. Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë. E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin. Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë. Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016) .

Advertisement