Connect with us

Rajon

Flakët përfshijnë sipërfaqe të konsiderueshme toke në Kios të Greqisë, evakuuohen banorët (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të premte në rajonin Resta të Kios në Greqi. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit ndërkohë raportohet se forcat tokësore dhe ajrore vijojnë të operojnë në vendngjarje për neutralizimin e flakëve.

Konkretisht në operacion po marrin pjesë 55 zjarrfikës me 3 grupe repartesh këmbësorie dhe 13 automjete, ndërsa nga ajri po ndihmojnë pesë avionë dhe një helikopter. Zjarrfikësit vullnetarë dhe trupat ujorë lokalë ofrojnë gjithashtu ndihmë, ndërkohë flakët e favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi. Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme shtëllungat e mëdha të tymit kanë mbuluar zonën.

Mediat vendase raportojnë gjithashtu se autoritetet kanë bërë evakuuimin e banorëve të zonës, pasi zjarri ishte shumë pranë disa banesave. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që flakët kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Deputeti i Demokracisë së Re për Kios, Notis Mitarakis, ka qenë në vendngjarje, teka ka postuar foto dhe video në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale, ku shkruan: “në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilia, për zjarrin që ka rënë në një zonë pyjore në Karyes të Kios”.

Advertisement