Connect with us

Politike

Meta: 60 euro për çdo bagëti të imët për fermerët që kanë mbi 30 krerë

Ditën e sotme, me anë të një postimi në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se Partia që ai drejton do të mbështesë fermerët me 60 euro për çdo krerë me bagëti të imta, për të gjitha ata që kanë mbi 30 krerë.

Sipas Metës, vetëm në këtë mënyrë do të rritet interesi për prodhime vendase.

“Programi ynë konkret për të mbështetur fermerët shqiptarë synon që për çdo kokë dele apo dhi, pra të imët nga 12 euro për mbi 100 krerë që është sot, t’i mbështesim fermerët me 60 euro për mbi 30 kokë të imta dhi ose dele.

Në këtë mënyrë, do të rritet interesi për të investuar gjithnjë edhe më shumë në prodhimin vendas, aq shumë të kërkuar, me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të gjithë fermerëve shqiptarë”, shprehet Meta.

Advertisement