Rajon
U zgjodh eurodeputet, Mitsotakis telefonon Belerin në burg ja çfarë biseduan
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/beleri-1.jpg)
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar këtë pasdite Fredi Belerin, i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi.
Bëhet me dije se Mitostakis e ka përgëzuar Belerin për fitoren. Mitsotakis i ka thënë Belerit se sot partia që ai drejton është më e fuqishme se kurrë.
“Sot familja jonë demokratike më e fuqishme se kurrë”, ka thënë Mitsotakis në bisedën me Belerin.
Fredi Beleri është zyrtarisht eurodeputet dhe pritet të përfaqësojë shtetin grek në Parlamentin Europian. Beleri ishte kandidat i Partisë Demokracia e Re të kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotakis.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)