Connect with us

Politike

Nën arrest shtëpie, Berisha kërkesë Gjykatës së Lartë për revokimin e masës

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbr Malltezi, i janë drejtuar këtë të premte Gjykatës së Lartë për revokim të masës së sigurisë.

Berisha dhe Malltezi kundërshtojnë masën “arrest në shtëpi”. Berisha ndodhet në këtë masë prej datës 30 dhjetor të 2023, me vendim të gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë, Malltezi që prej 21 nëntorit të të njëjtit vit, me vendim të gjyqtares së Apelit të Posaçëm Ilirjana Olldashi pasi fillimisht për të ishte caktuar masa e arrestit me burg.

Advertisement