Pinknews
Pas 27 vitesh emision, Fevziu shfaqet me krahun e fashuar në studio
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevizu është shfaqur ndryshe në emisionin e se enjtes. Ai e nisi programin teksa u shfaq me dorën e fashuar dhe krahun e varur në qafë.
Vetë Blendi Fevizu u shpreh se në 27 vite emision nuk i kishte ndodhur që të vinte në këtë formë, por deklaroi se ‘nuk do më pengojë në drejtimin e emisionit’.
“Ju kërkoj falje për varjen e dorës sot. Dje gjatë xhirimeve në një nga parqet kombëtare në Shqiptari pata një incident. Kam pësuar një goditje dhe kështu që jam i detyruar… Kisha ardhur i sëmurë në studio, me shumë probleme gjatë këtyre 27 vjetëve, por nuk kisha ardhur asnjëherë me dorën e varur në këtë marsupin. Gjithsesi, shpresoj se nuk do të më pengojë sot për të prezantuar”, tha Fevziu.
Po ashtu, gazetari njoftoi se ky është emisioni i fundit për këtë sezon, për t’u rikthyer sërish në muajin shtator