Aktualitet
U arrestua për hedhjen e molotovit në protestë, lirohet i riu nga burgu
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesin Bledar Krasniqi, që u arrestua pas protestës së fundit që u zhvillua nga opozita para Bashkisë së Tiranës.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit ku ndodhej prej 2 ditësh. Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë.