Politike
Ditë të errëta për politikën/ Godet ish deputeti i PD: SPAK po përzien ‘ujërat e korrupsionit’
Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, i ftuar në emision ka folur edhe për punën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Ai u shpreh se në kushtet ku është Shqipëria sot, SPAK po tregon që po lëviz gjërat dhe po përzien “ujërat e korrupsionit”, por jo sa duhet.
Sipas tij është e rëndësishme ajo që po ndodh sepse është hera e parë në historinë 34-vjeçare të pluralizmit politik që zyrtarë të lartë qeveritarë po bien në burg.
Sa i përket kreut të SPAK, Altin Dumani, Biberaj u shpreh se ai është një prokuror me integritet dhe i përkushtuar, por në Prokurorinë e Posaçme sipas tij ka edhe “gjarpërinj të Edi Ramës”
“Në këto kushte që jemi SPAK po tregon që po lëviz gjërat, po përzien ujërat e korrupsionit, por jo sa duhet. Nëse janë dy njerëz që duhet të jenë prapa hekurave janë Rama dhe Veliaj. Është e rëndësishme që, po të shohim historinë 34-vjeçare po përfundojnë zyrtarë të lartë në burg.
Unë do kisha dëshirë që SPAK të shkojë te peshkaqenët. Kryeministri nuk ka detyrë të luftojë korrupsionin, ai duhet të mos vjedhë, për atë punë është. Për Dumanin kam respekt, është një prokuror me integritet dhe i përkushtuar. E dimë që në SPAK ka edhe gjarpërinj të Edi Ramës”, tha ai.