Politike
Salianji uron Kombëtaren dhe ironizon mazhorancën: Përfaqësues që bëjnë sikur…
Deputeti Ervin Salianji në seancën e sotme në Kuvend është shfaqur i veshur me bluzën e Kombëtares Shqiptare, ndërsa pak orë na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme me Spanjën, që është vendimtare për kualifikimin ose jo të Shqipërisë në fazën tjetër të Euro2024.
Salinji shprehet se përfaqësuesit në Kuvend bëjnë sikur kanë ndonjë shqetësim tjetër, ndërkohë që thekson se sot e gjithë vëmendja është te kombëtarja shqiptare që shkëlqen.
“Sot gjithë sytë tek kombëtarja! Një Shqipëri që shkëlqen dhe disa përfaqësues që e kanë zhytur në lëngim e sot bëjnë sikur shqetësohen!”, shprehet deputeti demokrat.