Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Vangjush Dako del nga GJKKO: Do kërkojmë gjykim të shkurtuar

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme ku u zhvillua seanca ndaj tij. Duke dal nga Gjykata, Dako tha se Prokuroria nuk ka më fakte dhe se ata do të kërkojnë gjykim të shkurtuar për çështjen.

“S’kanë më fakte, do të kërkojmë gjykimin e shkurtuar”, tha Dako.

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm. Masa me arrest shtëpie iu caktua Dakos më datë 27 shkurt 2024, pasi qëndroi nëntë muaj në paraburgim.

Advertisement