Shkrime
Censi 2023/ Dervishi vë në dukje ndryshimin e shifrës në pak orë: As me numrat nuk dinë të bëjnë numra…
Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku vë në dyshim rezultatet e Censit 2023. Në postimin e tij Dervishi vë theksin tek ndryshimi i numrave në pak orë.
Sipas tij, paraditen e djeshme censi tregoi se në Shqipëri janë 2,412,113 banorë gjithsej. Ndërkohë pas 10 orësh numri bie me 10 mijë banorë më pak.
Gazetari flet edhe për mediat se kanë fshirë momentin kur drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, përmend shifrat. Sipas tij në një shoqëri të hapur veprojnë me metodat e shoqërisë së mbyllur dhe kthehen në karikaturë.
Postimi i plotë:
Paradite u shpall se ishin 2 412 113 banorë
Pasdite lajmet jane për 2 402 113 banorë
Brenda 10 orëve 10 mijë banorë me pak.
Arsyeja? Shih njoftimin per besimin fetar dhe mblidh numrat (janë 10 mijë më pak se shifra e shpallur)9 muaj dhe as me numrat nuk dine të bëjnë numra
P.S. Nuk di si ndihen tv që më pas kanë fshire një fraksion të sekondes kur drejtoresha INSTAT përmend shifren 12 mijë pra e dëgjon dy milionë e… 113. Në një shoqëri të hapur veprojne me metodat e shoqërisë se mbyllur dhe kthehen në karikature.