✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama “ultimatum” nga Parisi: Shqipëria s’ka rrugë tjetër, veç anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Parisi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet alternativa e vetme strategjike për vendin. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes, ai theksoi se integrimi evropian nuk duhet parë vetëm si një objektiv ekonomik, por si një zgjedhje që lidhet me lirinë, paqen dhe bashkëpunimin.

Duke folur për historinë e Shqipërisë, Rama u ndal te rrugëtimi i veçantë politik i vendit, duke e krahasuar me atë të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai kujtoi shkëputjen nga blloku lindor në vitin 1960, afrimin e mëvonshëm me Kinën e Maos dhe periudhën e izolimit komunist, të cilën e përshkroi si një kapitull të errët të historisë shqiptare.

Kryeministri përdori edhe shprehjet “Koreja e Veriut e Europës” dhe “talebanë perëndimorë” për të përshkruar, sipas tij, ndryshimin e madh të Shqipërisë pas daljes nga izolimi dhe orientimin e fortë të shqiptarëve drejt Perëndimit.

Rama theksoi se mbështetja për integrimin europian mbetet një nga çështjet ku, pavarësisht konflikteve të brendshme, polarizimit politik dhe protestave, ekziston një dakordësi mes shqiptarëve.

“Për ne BE nuk është një bankomat, por një hapësirë lirie, paqeje e bashkëpunimi. Pavarësisht konflikteve të brendshme, të gjithë bien dakord që Europa është destinacioni ynë i përbashkët. Ne s’kemi asnjë alternativë tjetër dhe nuk e kërkojmë një të tillë”, u shpreh kryeministri.

Advertisement