Connect with us

Politike

“O go’re…”/ Përplasja e ashpër me Braçen, Bardhi zbulon çfarë nuk u pa në kamera

Në seancën parlamentare të kësaj jave kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u përplas nga foltorja e Parlamentit me deputetin socialist Erjon Braçe.

Për këtë moment, Bardhi foli në një emision televiziv.

Gjatë përplasjes në të cilën dy deputetët shkëmbyen edhe ofendime ndaj njëri-tjetrit, Bardhi tha se nuk kishte për qëllim përplasjen, por donte që në seancë të kërkonte llogari kundrejt kryeministrit për emërimin e një ish-agjenti rumun si këshilltar.

“Nuk është qëllimi im të bëj debat, por ka një strategji për të zhvendosur debatin nga partia kundërshtare. Kishte një shkelje të kushtetutës sepse kryeministri s’po i jep llogari parlamentit. Deputetët e opozitës kanë të drejtën për të kërkuar sqarime. Ne kishim ftuar Ramën në një interpelancë për emërimin si këshilltar të një ish-agjenti sekret rumun, që rezulton i përfshirë në korrupsion”, u shpreh ai.

Advertisement