Connect with us

Shkrime

Kremlini komploton Vuçiçin, Serbia braktiset nga aleati

“Vuçiq dhe Putin nuk janë miq të ngushtë, as të afërm, që ky i fundit të zemërohet me të parën për shkak të sjelljes së tij dhe për këtë arsye të mos e dëgjojë apo ta shohë” – Keshtu tha për median serbe ‘Danas’ analisti politik Dragomir Angjelkovic, duke komentuar marrëdhëniet mes Presidentit të Rusia Vladimir Putin dhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic.

Së fundmi, ‘Financial Times’ publikoi një artikull me informacionin se Serbia në mënyrë indirekte, përmes vendeve të tjera, ka eksportuar në Ukrainë granata me vlerë 800 milionë euro që nga fillimi i pushtimit rus të Kievit.

E para disa ditësh në Serbi ka ardhur edhe zëvendësshefi i diplomacisë ruse, Aleksander Grushko, i cili ka biseduar me Vuçicin, por edhe me zëvendëskryeministrin Aleksandër Vulin, me ministrin e Jashtëm, Marko Gjuriq dhe me ministrin e Brendshëm, Ivica Daçic. Së bashku me ministrin pa portofol në qeveri, Nenad Popoviç ai vendosi kurora lulesh te monumenti i çlirimtarëve të Beogradit, Zjarri i Përjetshëm dhe Monumenti i Ushtarit të Ushtrisë së Kuqe.

Duke pasur parasysh se vizita e Gruškov vjen në një moment pas publikimit të artikullit të Financial Times, shumë pyesnin nëse kjo ishte në të vërtetë arsyeja kryesore e vizitës. Ka pasur edhe spekulime se Gruškov është larguar nga Beogradi i zemëruar sepse në pyetjen për armët ka marrë të njëjtën përgjigje si publiku në Serbi, që është se Serbia mbështetet në interesat e saj kombëtare dhe nuk është përgjegjëse për armët e saj pasi ato të shiten.

Po ashtu raportohet se Gruškov ka qenë i pakënaqur me mbulimin mediatik të ardhjes së tij, ndonëse mediat perëndimore kanë vërejtur të kundërtën, pra ndryshe nga hera e kaluar, Vuçic ka postuar një foto me të në Instagram.

Kësaj historie i kushtuan vëmendje të veçantë edhe mediat ruse .

Po ashtu ka zëra se Putini është inatosur me Vuçicin dhe se ai nuk iu përgjigj thirrjeve të tij, madje tre herë. Kësaj i është përgjigjur Vuçic, por vetëm në pjesën që i referohet Putinit.

“Gjithçka që është shkruar është një gënjeshtër e zakonshme. Dua të informoj qytetarët se ne kemi marrëdhënie shumë korrekte me Federatën Ruse dhe se nuk kam tentuar kurrë të flas me Putinin” – ka deklaruar Vucic

Megjithatë, faktin se kjo e tronditi presidentin serb, e tregoi edhe konferenca e thirrur e papritur për shtyp të premten, ku ai deklaroi se kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë në 12 vitet e mëparshme që ai ishte në pushtet.

I pyetur nga një gazetar nëse ai dhe Grushkov kishin diskutuar për municionin që përfundon në luftë dhe deklaratën se presidenti i RS Milorad Dodik shkon shpesh në Moskë, ai u përgjigj se edhe ai ka patur ftesa për të sjkuar ne te gjitha forumet e organizuara, por se ai konsideroi se nuk ishte koha dhe momenti për të ruajtur pozicionin e fituar me vështirësi të Serbisë për të qenë i vetmi vend në BE që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ai thekson se ka pasur konsultime të rëndësishme me Putinin dhe e falënderon për mbështetjen e tij në lidhje me rezolutën për Srebrenicën në OKB. Ucic gjithashtu u shpreh se në mesin e 23 temave me Gruškovin, tema për municionet është sqaruar.

Burime diplomatike të ‘Danas’ pranë ambasadave perëndimore besojnë se është naive të besohet se Rusia nuk e dinte se ku përfundonin armët serbe deri në artikullin e Financial Times dhe se ndoshta është e pakënaqur me këtë dhe besojnë se arsyet e vizitës së Grushkovit duhet të të kërkohen në arsye dhe favore të tjera që Vuçic i bën Putinit, të cilat i di edhe Perëndimi. Bashkëbiseduesit e medias serbe përmendin më të dukshmen për ta, dhënien e shtetësisë serbe dhe hapjen e kompanive ruse.

Angjelkovic tha se Rusia është një superfuqi që mbron interesat e saj në mënyrë jashtëzakonisht pragmatike dhe beson qartë se ia vlen vazhdimi i bashkëpunimit me Presidentin e Serbisë……………………………..

“Pala ruse duhet ta ketë ditur, edhe para se të fillonte me artikuj shtypi perëndimor për dergesat e armeve ne Ukrainë, se Vuçic po mundësonte furnizimin indirekt të ushtrisë ukrainase me municion, granata dhe raketa.

Njëra gjë është miqësi e pretenduar apo e vërtetë mes pushtetarëve dhe tjeter gje janë marrëdhëniet ndërmjet shteteve që duhet të bazohen në respektimin e interesave të përbashkëta kombëtare” – theksoi analisti I njohur.

Ai shtoi gjithashtu se hulumtimet tregojnë qe shumica dërrmuese e votuesve të Vuçiqit janë rusofile dhe me orientim kombëtar.

“Pas veprimeve të në Kosovë, të cilat sipas Kushtetutës së Serbisë padyshim janë tradhti të lartë, Vucic merr rregullisht vlerësime nga zyrtarët rusë për mbrojtjen e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave serbe në mënyra të tjera. Kjo tregon mënyrën se si Rusia po e ndihmon Vuçicin. Po të mos ishte një sjellje e tillë, sipas popullit serb, jokorrekte e Moskës, do të kishte rënë edhe më shumë vlerësimi i progresistëve dhe i Vuçicit. Një pjesë e votuesve të tyre të lëkundur arsyetojnë dhe mendojne se Rusia e di se çfarë po bën. Ata duhet të kenë parasysh se edhe nëse Kremlini e di vërtet se çfarë po bën, para së gjithash ka në mendje interesat e veta dhe jo ato serbe” – potencoi  Angjelkovic.

Sipas ‘Danas’ Vuçic është partneri më i mirë për Putinin, sepse Rusia është në luftë dhe Putini nuk ka kohë të bëjë një aleat dhe lider të ri në Serbi nga politikanët e djathtë dhe rusofilë që nuk kanë një bazë të fortë para publikut në Serbi.

Advertisement