Connect with us

Kosova

“Fatoni i vodhi pasaportën të vëllait…”/ Vrasja e policit serb, babai i të dyshuarit zbulon të vërtetën

“Fatoni ia vodhi pasaportën vëllait”ka deklaruar babai i Artan Hajrizit, i cili kërkohet për vrasjen e një polici serb në Loznicë dhe plagosjen e një tjetri, ngjarje e ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës.

Mustafa Hajrizit dekakoi se djali i tij, Artan Hajrizi nuk ndodhet në Kosovë, por në Gjermani.

Ai tha se Fatoni, i cili është arratisur 10 ditë më parë nga burgu ku vuante dënimin për vrasjen e një ushtari rus në Kosovë, i ka marrë pasaportën Artanit. Dokumenti i identifikimit të 33-vjeçarit u gjet në vendin ku u vra polici serb, Nikolla Krsmanoviç,dhe u plagos Vjekoslav I..

“Fatoni i ka bërë ato punë, ka shkuar në Gjermani te vëllai dhe i ka vjedhur pasaportën”, ka thënë babai, sipas Novosti.rs.

Më tej ai ka deklaruar: “Artani ka tetë vjet që punon në Gjermani”.

Pyetjes nëse e dinte se me kë ishte Faton Hajrizi në makinë, iu përgjigj: “Jo, jo, nuk e di”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e lëshuar nga autoritetet e Kosovës në emër të Artan Hajrizit

Advertisement