Connect with us

Aktualitet

FERRI mbi TOKË/ Shërbimi Meterologjik del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët: Kujdes…

I nxehti ekstrem do të na shoqërojë edhe në ditët në vazhdim. Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fund të javës dhe temperaturat maksimale pritet të mbërrijnë në 43 gradë Celsius ditën e sotme dhe të nesërme, 18 dhe 19 korrik.

Sipas ekspertëve temperaturat, mund të ndihen edhe më të larta për shkak se depërtimi masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vete një sasi të lartë lagështire.

Edhe vlerat minimale nuk do të zbresin më poshtë se 26-27 gradë në zonat urbane duke bërë që për ditët në vijim vendi të përjetojë fenomenin e netëve tropikale.

Vendi ynë prej javësh tashmë po përjeton temperature të larta dhe mjekët kanë bërë thirrje që qytetarët, veçanërisht ata me sëmundje kronike të bëjnë kujdes dhe të shmangin daljet përgjatë orëve të pikut.

Temperaturat e larta kanë rritur rrezikun edhe për zjarre. Sipas tabelës së Institutit të Gjeoshkencave, niveli më i lartë i rrezikut për zjarr është në të gjithë qarkun e Fierit ndërsa i lartë rreziku mbetet edhe në zona të lokalizuara të Korçës, Vlorës e Gjirokastrës.

Në këto 5 vitet e fundit, korriku i 2023-it ka regjistruar temperaturën më të lartë në Shqipëri prej 43.6 gradësh në Elbasan, që me gjasë nuk pritet të kalohet nga vala e këtij korriku.

Advertisement