Kronike
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, burime: 27 të shoqëruar dhe 25 kontrolle në disa qytet! Në atentat morën pjesë 2 autorë, njëri shofer dhe tjetri ekzekutor
27 persona janë shoqëruar nga policia për atentatin me 3 të vrarë në Memaliaj.
Burime për gazetarin Piro Nase, bëjnë me dije se deri në këto momente janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër, ndërsa po vijohet me kontrolle intensive në terren.
Në atentat kanë marrë pjesë 2 persona, njëri drejtonte makinën dhe tjetri ka qëlluar me armë automatike në drejtim të viktimave.