Connect with us

Politike

Gjergj Hani “zbulon” marrëveshjen Berisha-Basha: S’do kalonte dot as Zogun e Zi…

Gjergj Hani, ish-kandidat për kryetar të PD-së, një vit më parë, përballë Bashës, tregoi në emsionin “Të Paekspozuarit”, se ka patur një marrëveshje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, nga e cila përfitoi i pari. I pyetur nga gazetari Anti Tela për këtë marrëveshje, Hani tha se nëse Berisha do të vendoste ta sulmonte, Lulzim Basha nuk do të kalonte as Zogun e Zi, nuk futej dot në Tiranë.

Andi Tela: Thua ka një marrëveshje. Një marrëveshje ka dy baza. Ku e mbështet që thua ka një marrëveshje që njëri të dalë nga politika.

Gjergj Hani: Sepse latinët thonin: Kush përfiton?

Andi Tela: Po pra, çfarë përfitoi zoti Basha nga e gjitha kjo histori?

Gjergj Hani: Jo, zoti Basha, jo, por përfitoi zoti Berisha.

Andi Tela: Po po më thua që kanë patur një marrëveshje zoti Basha me zotin Berisha, që zoti Basha të humbë vulën dhe të dalë nga skena politike.

Gjergj Hani: Po. Ky ishte një borxh që duhet t’ia kthente “babait” të tij që e mori nga hiçi dhe e bëri politikan. Konflikt mes tyre nuk ka. Në politikë jo të gjitha gjërat thuhen.

Andi Tela: Çfarë ka ndodhur pra?

Gjergj Hani: Ka qenë një marrëveshje para datës 9 shtator, ku janë bërë dhe dhënë mendime se si do ta kalojmë të dy pa lagur.

Ylli Rakipi: Pra ti je te ai grup i vogël që mendojnë se Berisha ka luajtur me Bashën që në fillim me këtë histori ?

Gjergj Hani: Për mua, pa pikën më të vogël të dyshimit.

Andi Tela: Po çfarë fituan në fund të ditës, se ka një rezultat?

Gjergj Hani: Pa mbështetjen e SHBA-ve edhe në vitin 1992 PD-ja nuk i fitonte zgjedhjet. U desh prania e ambasadorit amerikan në çdo tribunë që PD-ja të fitonte zgjedhjet dhe falë reformave që SHBA-të kanë ndikuar. Një qasje e drejtpërdrejtë pa u përballur me SHBA-të është vdekjeprurëse për çdo forcë politike dhe sidomos për një politikan si Sali Berisha.

Andi Tela: Nuk ma shpjegove, ku është marrëveshja e Bashës me Berishën se s’po e kuptoj ?

Gjergj Hani: Marrëveshja e Bashës me Berishën është që ne do të bëjmë. Amerikanët ka thënë Basha, më kanë detyruar, më kanë shtrënguar që të marr këtë vendim dhe unë jam i detyruar ta marr. Dhe e kanë vendosur kështu: Unë do të godas, ti do të bësh sikur më godet, sepse për aq sa e njoh unë historinë politike, nëse Sali Berisha vendos të të sulmojë, të shkon deri në braz të shtatë. Nëse Berisha do të vendoste ta sulmonte, Lulzim basha nuk do të kalonte Zogun e Zi, nuk futej dot në Tiranë.

Pra marrëveshja ishte: ne do të bëjmë sikur kemi një konflikt ti nuk do të reagosh.

Neritan Sejamini: Ju thatë që zoti Basha bashkëpunon me zotin Berisha. Zoti Basha thotë se z. Berisha bashkëpunon me z. Rama. Zoti Berisha thotë se zoti Basha bashkëpunon me zotin Rama. Pastaj kjo zgjerohet kur zoti Meta thotë se Zonja Kryemadhi bashkëpunon me zotin Erion Veliaj. Supozo që unë jam një qytetar i thjeshtë dhe dëgjoj gjithë këta njerëzit që flasin. Çfarë duhet të mendoj unë?

Gjergj Hani: Që kjo kastë bashkëpunon e tëra dhe është favori që qoftë edhe zoti Rama po ia kthen zotit Berisha duke u përpjekur që ta mbajë gjatë aty. E para e punës sepse i shërben atij dhe të mos harrojmë se nëse SHBA-të të akuzojnë për korrupsion masiv, bëhet fjalë për kapitale joindiferente dhe po dole nga arena politike në një realitet si Shqipëria të turren piranjat për atë kapitalin dhe të nxjerrin skeleton për 24 orë. Pra për ta mbajtur atë, duhet të kesh patjetër forcën që të jep pushteti.

Pra është e gjithë kasta politike dhe jo më kot quhet kastë. Duan ta mbajnë në këmbë këtë lloj kënete.

Advertisement