Connect with us

Bota

Lojërat Olimpike Paris 2024, sulmohen linjat e trenave të shpejtësisë së lartë

Kompania franceze hekurudhore ‘SNCF’ thotë se rrjeti i saj i shpejtësisë së lartë është vënë në shënjestër të “akteve dashakeqe” që synojnë paralizimin e sistemit. Sulmi vjen disa orë para ceremonisë së hapjes për Lojërat Olimpike të Parisit.

Disa linja hekurudhore të ‘TGV’ me shpejtësi të lartë janë goditur në perëndim, veri dhe lindje të Parisit dhe janë krijuar radhë në stacionin ‘Gare Montparnasse’ në qytet.

Sakaq disa trena janë anuluar dhe SNCF ka paralajmëruar se situata mund të zgjasë “të paktën gjatë gjithë fundjavës derisa të kryhen riparimet”.

Një postim në rrjetet sociale, Patrice Vergriete, shkroi: “Veprimet dashakeqe të bashkërenduara shënjestruan disa linja TGV mbrëmë dhe do të ndërpresin qarkullimin deri në këtë fundjavë. Dënoj fuqishëm këto veprime kriminale që do të rrezikojnë largimet për pushime të shumë francezëve.”

Advertisement