Connect with us

Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ankohet Agron Duka: Tani po që morëm fund

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të arritura mes PD dhe PS që mundësojnë votën e emigrantëve dhe mbyllin listat me 1/3, për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka janë pazare mes tyre, ku goditjen më të madhe e kanë marrë partitë e vogla.

Në një intervistë për RTSH 24, Duka tha se me mbylljen e listave partitë e vogla janë të humbura dhe do e kenë shumë të vështirë të marrin qoftë edhe një deputet.

“Listat e mbyllur tregon se deputetët janë që tani në parlament pa u votuar fare. Unë jam kundër draftit të dakordësuar PS-PD, unë flas për lista të hapura. Ajo që të revolton është kjo se u bë një komision për reformën zgjedhore dhe nuk pasi asnjë lloj produkti dhe nga ajo u konvertua në grup dialogu dhe na del një draft që nuk asnjë që e pëlqen. Aty nuk ka më as negociata, por vetëm pazare. Këtu nuk ka më as krah politik, as ideologji, as burrni. Nuk kanë bërë asgjë, por kanë arnuar dy vendimet e Gjykatës Kushtuese, vota e diasporën dhe listat e hapura. Ata jo që si kanë hapur por i kanë mbyllur fare. Partitë e vogla janë të marra fund, ose do dalin më vetë duke e ditur që do humbin. Në minutat e fundit janë marrë vendime për Reformën Zgjedhore prej vitesh tashmë. Asnjë nuk na pyeti dhe nuk e mori mendimin e partive të vogla. Me këto rregulla ose dil nga politika, ose dil më vete por për partitë e vogla është shumë e vështirë”, tha Duka.

Advertisement